Trajneri i Kosovës: Gjasat 50-50 me Islandën, fitorja në shtëpi është përparësi - NACIONALE

Trajneri i Kosovës: Gjasat 50-50 me Islandën, fitorja në shtëpi është përparësi

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur konferencë për media para ndeshjeve me Islandën.

Foda ka thënë se Islanda është skuadër e mirë, dhe gjasat janë 50 me 50.

“I kemi disa mungesa, tani duhet të gjejmë zgjedhje të reja. E kemi studiuar Islandën, është intensive, agresive, ka lojtarë të mirë. Shpresoj shumë që të fitojmë në shtëpi. Duhet të bëjmë intensitet të shtuar në lojë dhe ta zbatojmë lojën tonë.”, tha ai.

“Islanda është një kundërshtar i fuqishëm, shanset janë 50 me 50. Nëse fitojmë në shtëpi, do ta kemi një përparësi. Është e rëndësishme të kemi paraqitje të mirë në fushë, të paraqitemi si ekip i përbashkët, të tregojmë mendësi të fortë, ta përkrahim njëri-tjetrin në fushë dhe kështu mund të arrihet deri tek fitorja.”, tha Foda.

Foda foli edhe për largimet e lojtarëve në drejtim të Shqipërisë, përfshirë Etnik Brrutin.

“Lojtarët duhet të zgjedhin vet se për kë dëshirojnë të luajnë. Asnjërit prej tyre nuk i bëj presion”, tha ai.

Lajme të ngjashme