Ten Hag: Kemi nevojë për lojtarë, por në këtë moment nuk dua ta mendojë këtë - NACIONALE

Ten Hag: Kemi nevojë për lojtarë, por në këtë moment nuk dua ta mendojë këtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka vazhduar ta bëjë të qartë se skuadra e tij ka nevojë për më shumë lojtarë në radhët e saja, por që pas humbjes së thellë nga Brentford 4:0, nuk dëshiron të mendojë për atë pjesë njëherë.

Djajtë e kuq e nisën si më keq kampanjën në Premierligë, fillimisht duke u mposhtur nga Brighton në shtëpi 2:1, e pastaj një humbje e tmerrshme në udhëtim te Brentford, ku të gjitha golat i pësoj në pjesën e parë të takimit.

Për dy javë me radhë, Manchester United është dominuar në fushë nga kundërshtarët e saj të cilat nuk ishin në nivelin e saj për nga cilësia në skuadër.

‘Kemi nevojë për lojtarë’

Pavarësisht se kanë arritur të sigurojnë shërbimet e Lisandro Martinez, Christian Eriksen dhe Tyrell Malacia në këtë afat kalimtar veror, është e qartë se djajtë e kuq dëshirojnë ende lojtarë, pasi shihet në paraqitjet e tyre se diçka nuk është në rregull.

Trajneri holandez për SkySports, tha: “Është e çartë, ne kemi nevojë për lojtarë tjerë por në këtë moment nuk dua të mendojë për këtë pjesë. Lojtarët e mirë që kemi, sot do duhej të ishin më të mirë”.

Erik Ten Hag confirms who will be Manchester United captain next season

“Shpresoja për një fillim më të mirë, por ende duhet të besoj sepse kam parë gjëra të mira, por dy ndeshjet nga tani janë zhgënjyese”, tha tutje Ten Hag.

Çfarë tha tjetër Erik ten Hag?

Jo çuditërisht, trajneri i ri i Manchester United nuk ishte i lumtur dhe pranoi se lojtarët duhet të marrin përgjegjësinë për një paraqitje kaq të dobët, ai mori pjesën e tij të fajit në intervistën e tij me BBC.

“Është e vështirë për mua, është e habitshme kur e nis ndeshjen kështu. Në 35 minuta pëson katër gola, skuadra duhet të marrë përgjegjësi”, tha fillimisht ai.

Erik ten Hag admits Manchester United 'have to act' in transfer market | Manchester United | The Guardian

Më pas vazhdoi: "Më vjen shumë keq për tifozët - ata bënë gjithçka për të na mbështetur, por ne i zhgënjyem ata. Ju duhet të merrni përgjegjësinë në fushë si ekip dhe si individë, kjo është ajo që ne nuk bëmë.

Ajo që u kërkova atyre të bëjnë është të luajnë me besim dhe të marrin përgjegjësi për paraqitjen. Ne duhet të punojmë për këtë. Trajneri është gjithashtu përgjegjës. Ai ka përgjegjësinë kryesore dhe unë do ta marr atë dhe do të punoj për këtë."

“Ishte naive si luajtëm sot, duhet të luajmë më drejtpërdrejt. Ne do të mësojmë nga gabimet. Nuk është mirë dhe kjo është e qartë. Nuk është niveli dhe standardi ynë ky në këto dy ndeshje”, përfundoi Ten Hag.

Lajme të ngjashme