Pamje: Brentfordi po e turpëron 4:0 Manchester Unitedin
Teksa janë zhvilluar vetëm 45 minuta lojë, Brentfordi është duke e turpëruar Manchester Unitedin. Djajtë e kuq janë duke u mposhtur në udhëtim me rezultat 4:0.
Skuadra e Ten Hag e nisi keq edhe ndeshjen e parë, ku humbi nga Brighton, ndërsa tani është duke u shkatërruar tërësisht në çdo repart të fushës.
Llogarinë për Brentford e hapi Dasilva në minutën e 10-të, i cili pranoi një asist nga Jensen. Por goli erdhi fal një gabimi të De Geas, ku i rrëshqiti topi nga duart për të përfunduar në portë.
Cristiano Ronaldo i cili ende është sot në formacionin titullar ishte pjesë e këtij goli të parë, ai humbi topin një zonë delikate, por që gabimi i David De Geas ishte i pajustifikueshëm.
Për golin e dytë u përkujdes ai që asistoi në golin e parë, pra Mathias Jensen realizoi golin e dytë vetëm tetë minuta më vonë, ai goditi lehtësisht nga afër 12 metra, për rezultatin 2:0.
Gjithçka po vinte duke u vështirësuar për Unitedin, e për t’ia bërë ende më të rëndë u përkujdes mbrojtësi Ben Mee. Pas një harkimi nga rivënia këndore u shkaktuar një tollovi në zonë, me mbrojtësin që u gjend mirë për të realizuar me kokë për 3:0.
Sulmuesi 23-vjeçar, Bryan Mbeumo, u përkujdes që ta fundos Unitedin vetëm kur kanë përfunduar pjesa e parë e takimit.
Një kundërsulm i shpejtë dhe një top zhagasi i dërguar drejt sulmuesit të ri, e gjeti atë përball portierit spanjoll, e që pastaj realizoi për rezultati përfundimtar të pjesës së parë 4:0.
Kështu forma e mirë në ndeshjet miqësore në prag të fillimit të Premierligës, duket se ka qenë vetëm kamuflazh, pasi që ajo formë nuk është vënë në dukje as gjatë takimit të parë e as gjatë këtyre 45 minutave të zhvilluara deri më tani.
