Taulant Xhaka provokon mbrojtësin kroat, mban fanellën ku shihet duke e goditur lojtarin me kokë - NACIONALE

Taulant Xhaka provokon mbrojtësin kroat, mban fanellën ku shihet duke e goditur lojtarin me kokë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Taulant Xhaka ka provokuar mbrojtësin kroat Nicola Katic, duke mbajtur një fanellë ku shihet duke e goditur këtë të fundit me kokë.

Shqiptar u bë viral gjatë përballjes Basel – Zurich, ku në fundin e ndeshjes kishte një përplasje dhe lojtari nuk mund të qetësohet duke e goditur me kokë kroatin.

Si pasojë e kësaj, Xhaka u suspendua për tetë ndeshjet e ardhshme si dhe u gjobit, duke kujtuar goditjen e famshme të Zinedine Zidanes ndaj Italisë.

Sidoqoftë, Xhaka nuk e ka harruar këtë situatë dhe pas “klasikes zvicerane” të dielën ai përshëndeti tifozët me këtë fanellë, ku shihej duke e goditur me kokë Katicin.

Kujtojmë, ish lojtari i Shqipërisë kishte deklaruar se Katic e ka ngacmuar duke ia përmendur edhe gruan e fëmijën prandaj edhe bëri atë veprim.

“Isha në gjendje të kontrollojë vetën time në fillim, por pas atij kartoni të kuq ai e vendosi fanellën e tij te goja dhe ofendoi gruan dhe fëmijët e mi”.

“Çfarë dëgjova në këtë ndeshje, nuk më kishte ndodhur kurrë më parë”, kishte deklaruar ai.

Lajme të ngjashme