Pamje: Taulant Xhaka si Zinedine Zidane, e godet me kokë mbrojtësin kroat
Mesfushori shqiptar Taulant Xhaka ka "kopjuar" legjendën franceze Zinedine Zidane duke goditur me kokë kundërshtarin gjatë derbit me Zurichun.
Basel pësoi humbje nga rivali Zurich me rezultat 0:2, në derbin që doli të jetë i kartonëve pasi u dhanë nëntë kartonë të verdhë dhe katër të kuq, përfshirë edhe mbrojtësin kosovar Mirlind Kryeziu.
Si gjithnjë derbi mes dy skuadrave zvicerane nisi me zjarr, duke qenë tejet i barabartë por pasi Zurich kaloi në epërsi në kohën shtesë (90+1') gjërat ndryshuan.
Aty nisën disa kacafytje që u shpeshtuan pasi Baseli pranoi golin e dytë, nga Mattheë me futbollistët vendas që nuk arritën ta ndalnin veten dhe u përleshen me kundërshtarin.
Për një moment, Taulant Xhaka goditi me kokë mbrojtësin kroat Nikola Katic, ku arbitri nuk e fali dhe e ndëshkoi direkt me të kuq.
Me karton të kuq u ndëshkua edhe mbrojtësi kosovar Mirlind Kryeziu, pavarësisht që ishte vetëm në stol por hyri në fushë duke u përfshirë në përleshje.
Pas ndeshjes, futbollisti i Zurichut, Antonio Marchesano tha se e kupton Xhakën pasi ka qenë sfidë me emocione.
"Mendoj se ishte shumë në fund. E kuptoj, Xhaka është nga Baseli. Ishin shumë emocione të përfshira. Nuk di çfarë të them, nuk dua të komentojë ato skena më shumë".