Super-kompjuteri e favorizon Interin për të triumfuar në Serie A
Serie A do të jetë gara më e paparashikueshme në top pesë ligat më të mira evropiane, sipas super-kompjuterit, që Interin e ka favorizuar për ta fituar titullin, që do të ishte titulli i 20-të në histori të klubit.
Titulli kampion në Serie A ka shkuar në ekipe të ndryshme në secilin prej katër viteve të fundit, me Juventusin që e kaloi atë te Interi, i ndjekur nga Milani dhe më pas te Napoli duke marrë trofeun e tyre të parë në më shumë se tre dekada.
E gjithë kjo kontribuon në betejën gjithnjë e më të hapur për kurorën e Serisë A-së dhe e bën atë ligën më të paparashikueshme në Evropë momentalisht me rrjedhën si kanë shkuar kampionatet ndër vite.
Super-kompjuteri Opta llogariti se Interi është favorit, por edhe ata kanë vetëm 43.6 për qind shanse për të dalë në krye të ligës në fund.
Në krahasim, Premierligë trajtohet si një përfundim i paramenduar, me 90.2 për qind që Manchester City ta mbrojë titullin kampion.
Inter are favourites to win Serie A according to Opta’s supercomputer with 43.6% chance. pic.twitter.com/VmI2uRBlp0
— CalcioData (@CalcioData) August 8, 2023
Bayern Munich ka 69.3 për qind gjasa për të fituar Bundesligën, PSG ka 57.3 për qind shanse për të ruajtur trofeun e Ligue 1 dhe Real Madridi i Carlo Ancelottit është favoriti përpara Barcelonës në La Liga.
