PDK-ja dhe Aleanca nuk e ndalin protestën para Qeverisë: Kurti po e mban peng Kosovën - NACIONALE

PDK-ja dhe Aleanca nuk e ndalin protestën para Qeverisë: Kurti po e mban peng Kosovën

1 orë më parë

nga NACIONALE

Për të 28 ditë me radhë, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës kanë vazhduar aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë.

Ata edhe sot kanë vazhduar protestën te hyrja e Kryeministrisë, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

Aksionit të dy partive opozitare sot i janë bashkuar edhe aktivistë e asamblistë të PDK-së nga Prizreni e Suhareka.

Zyrtarët e të dy partive kanë vazhduar kritikat ndaj partisë në pushtet për uzurpim të institucioneve të Kosovës.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Genc Prelvukaj, ka vlerësuar se kryeministri në detyrë nuk e ka në fokus qytetarin.

Realisht është ironia kryesore që zoti Kurti, pra shkon me Partinë Vetëvendosje, nuk e ka më në fokus qytetarin. Për të është e parëndësishme domethënë se një familje vazhdon ta vuajë krizën ekonomike, i zbraz frikshëm nuk ka mjete pune, një fëmijë që ndoshta ka bukë të pamjaftueshme në tavolinë, një polic që detyrohet të punojë punë shtesë për të kaluar muajin, minatorë që punojnë në kushte të vështira, domethënë edhe shumë e shumë kategori të tjera të qytetarëve tanë”, ka thënë ai, duke treguar se çka është e rëndësishme për Kuritn.

“E rëndësishme për të dhe partinë e tij apo formacionin e tij politik është shfryerja e egos së vet kundrejt oponencës politike dhe ta zgjedhë përplasjen, bllokimin institucional në vend të bashkëpunimit, në vend të kompromisit, në vend të formimit të institucioneve të konform rregullave dhe të banalizojë me një institucionin apo vendin kryesor të politikës në vend”, ka thënë ai.

Edhe deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë.

Ajo ka drejtuar akuza ndaj Kurtit për shpenzime publike, importet nga Serbia dhe presionin ndaj opozitës.

Albin Duci, nuk e di ku është fshehur, ai po mundohet me funksionuar me këto luftën hibride edhe me këtë ushtrinë paramilitare me Lulegjela, dhe nuk e din se duke dashur me denigruar secilin person, secilin individ, secilin pushtetar që nuk është me Lëvizjen Vetëvendosje, me këto fake adresa po mundohet që t’i frikësojë deputetët, po mundohet që t’i frikësojë opozitën që mos me folur. Jo Albin, nuk t’frikësohem”, ka thënë ajo, duke e vazhduar kritiken ndaj lideri të VV-së.

Ata që janë aq trima le të dalin me adresa të sakta, me adresa të vërteta edhe të përballen me realitetin. Nuk e din se teknologjia ka avancuar edhe një ditë të gjithë do t’i gjejmë dhe i keni parë ata që janë gjetur se si kanë çuar para prokurorisë, para gjyqësisë. Këta janë Lëvizja Vetëvendosje, këta janë shkelësit kronikë të Kushtetutës. 25 miliardë, 25 miliardë pa asnjë investim kapital. Dhe çka është më e keqja, shihe këtë së fundi, ka blerë barna prej Serbisë, sepse s’ka pasur asnjë kompani tjetër farmaceutike edhe ata të shkretët, ushtria hibride e Albin Kurtit, po dhe ti mori ke me i marrë ato barna, edhe familja jote, edhe motra, edhe nëna jote, domethënë po marrim barna prej Serbisë”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme