Koci: Është liruar Dukagjin Maxhuni, i arrestuar nga autoritetet serbe më 12 gusht
Avokati Arianit Koci ka njoftuar se autoritete serbe e kanë liruar Dukagjin Maxhuni, i cili ishte arrestuar në Batrovc më 12 gusht.
Ai ka bërë me dije se arrestimi i tij ka qenë i padrejtë.
Në profilin e tij në Facebook, Koci ka shkruar
“Dukagjin Maxhuni është liruar! Më 12 gusht, autoritetet serbe e arrestuan në Batrovc, gjatë kalimit nga Serbia në Kroaci. Fillimisht e ndaluan për verifikim. Pastaj e transferuan në Beograd dhe i caktuan 30 ditë paraburgim, nën pretendime për krime lufte. Që atë ditë kam thënë se Dukagjini nuk është fajtor dhe se pretendimet ndaj tij nuk qëndrojnë. Sot është i lirë! Po kthehet te familja e vet. Ka edhe qytetarë të tjerë tanë që po mbahen padrejtësisht. Mundësitë i kam të kufizuara, por do ta bëj edhe të pamundurën në aspektin profesional, për lirimin e tyre”, ka shkruar ai.