KATAR 2022 | “Shihemi së shpejti” – Hakimi i dërgon mesazh Mbappes përpara ndeshjes Maroku-Francë
Pasi Franca e mposhti Anglinë në çerekfinalen e fundit të këtij Botërori, u mësuan të gjithë gjysmëfinalistët, dhe menjëherë Achraf Hakimi dërgoi një mesazh në drejtim të Mbappes në rrjetet sociale, duke i thënë që shihemi së shpejti, pasi Maroku e Franca përballen për një vend në finale.
Maroku dhe Franca të dyja rezervuan vendin e tyre në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në një ditë magjepsëse futbolli. Hakimi i Marokut i dërgoi një mesazh shokut të tij të skuadrës në Paris Saint-Germain, Mbappe pas përfundimit të ndeshjes së dytë të shtunën, teksa ishte caktuar një përballje gjysmëfinale.
“Shihemi së shpejti shoku im”, u shkrua nga mbrojtësi në Twitter.

Mbappe i është përgjigjur shpejt vetëm me emrin e Hakimit, pasuar nga një sërë emoji. Të dy padyshim që ndajnë një lidhje të ngushtë dhe do të jetë një betejë intriguese në një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit.
❤️❤️❤️
— Kylian Mbappé (@KMbappe) December 10, 2022
Hakimi është pjesë e një nga momenteve më të mëdha të këtij turneu, me penalltinë e tij të guximshme Panenka që e bëri Spanjën të eliminohej në fazën e hershme të 1/8-ës.
Maroku bëri histori duke mposhtur Portugalinë për t'u bërë skuadra e parë afrikane në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Mbappe dhe bashkëlojtarët kanë arritur në gjysmëfinalen e dytë radhazi dhe do të kërkojnë të ruajnë kurorën nga viti 2018, kur kanë mbetur edhe një javë deri në finalen e 18 dhjetorit.

