KATAR 2022 | Kampionia në fuqi Franca e mund Anglinë, takohet me Marokun në gjysmëfinale - NACIONALE

KATAR 2022 | Kampionia në fuqi Franca e mund Anglinë, takohet me Marokun në gjysmëfinale

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kampioni në fuqi i Kupës së Botës, Franca, është gjysmëfinalisti i fundit i këtij Botërori, pasi në çerekfinale ka mposhtur Anglinë me rezultat 2:1 dhe tani vendin për finalen e dytë radhazi do ta kërkojë në ndeshjen kundër Marokut.

Janë kompletuar çiftet e gjysmëfinales së Botërorit në Katar dhe Franca është skuadra që i bashkëngjitet Kroacisë, Argjentinës e Marokut në katërshen më të mirë në glob.

Image

Anglia ishte më e mirë gjatë pjesës më të madhe të lojës, duke krijuar më shumë raste të rrezikshme, por një humbje e penalltisë nga Harry Kane, bëri që ëndrra angleze të që futbolli të kthehet në shtëpi të shtyhet të paktën edhe për katër vite.

Në epërsi fillimisht kaloi Franca, fal golit të jashtëzakonshëm nga Aurelian Tchouameni, i cili goditi fort për të shënuar nga një distancë mbi 20 metra për rezultatin 1:0 në minutën e 17-të.

Anglezët u kthyen në lojë në pjesën e dytë, ku nga penalltia shënoi Kane për të barazuar në 1:1 në minutën e 54-të.

Gjelat e kthyen epërsinë sërish, kësaj radhe me anë të sulmuesit të Milanit që shënoi një të bukur me kokë pas asistimit të Griezmann në minutën e 78-të për rezultatin 2:1.

Anglia pati mundësinë e artë që ndeshjen ta çonte të paktën në vazhdime, por nga penalltia e dytë në ndeshje, dështoi Kane, duke gjuajtur shumë lart mbi portë gjashtë minuta pa përfunduar loja e rregullt.

Gola më nuk pati në deri në fund të takimit dhe Franca iu gëzua kualifikimit në gjysmëfinale.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohet të martën dhe të mërkurën, ku në plan fillimisht është ndeshja Kroaci – Argjentinë për t’u përcjellë pastaj me ndeshjen Marok – Francë.

Përmbledhja e ndeshjes Angli - Francë:

Lajme të ngjashme