Vazhdimi i seancës konstituive, Bugaqku: Paraqet një rast të paprecedent në historinë politike të Kosovës - NACIONALE

Vazhdimi i seancës konstituive, Bugaqku: Paraqet një rast të paprecedent në historinë politike të Kosovës

1 orë më parë

nga NACIONALE

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar mbajtjen e vazhdimit të seancës konstituive, e cila do të mbahet sot.

Ai ka vlerësuar se kjo seancë do të përmban një rast të paprecedent në historinë politike të Kosovës.

Në një prononcim për EO, Bugaqku ka thënë se seanca do të zhvillohej nën hijen e shkeljes së një afati kushtetues të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese vitin e kaluar.

“Seanca e sotme, nëse eventualisht do të mbahet, paraqet një rast të paprecedent në historinë politike të Kosovës, e cila do të mbahet me njëfarë njolle të asaj që është shkelur një afat kushtetues i përcaktuar nga ana e Gjykatës Kushtetuese vitin e kaluar”, ka deklaruar ai, duke shtuar se konstituimi i mundshëm i Kuvend duhet të adresohet në Kushtetuese,.

“Unë mendoj që çfarëdo qoftë që ndodh nesër, qoftë nëse do të ketë konstituim, qoftë jo, krijon nevojën e domosdoshme që të kemi një interpretim të ri nga ana e Gjykatës Kushtetuese mbi atë se a është apo jo legjitim ky Kuvend i konstituuar në këtë formë dhe në këtë bazë, nëse eventualisht konstituohet”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme