Fitore Pacolli nuk përgjigjet për media se çka pritet sot në seancën konstitutive
Fitore Pacolli e Vetëvendosjes nuk dha as një përgjigje se çfarë pritet sot në seancën e pasafatshme konstitutive të Kuvendit të Kosovës.
Ajo vetëm kaloi mespërmes gazetarëve dhe injoroi pyetjet.
Nga Vetëvendosje s’kanë dhënë as një detaj se si do vijojnë në këtë seancë, se a do të zgjedhin kryetarët dhe nënkryetarët e kuvendit, si dhe a do të votojnë qeverinë e re.