KATAR 2022 | Pamje: Anglia barazon rezultatin ndaj Francës, Kane i saktë nga penalltia
Anglia ka arritur ta barazojë rezultatin ndaj Francës në çerekfinalen e fundit të këtij Botërori, pasi Harry Kane u tregua i saktë nga penalltia për 1:1.
Bukayo Saka ishte ai që e fitoi këtë penallti, ndërsa në gol sigurt e shndërroi sulmuesi i Tottenham Hotspur, Kane në minutën e 54-të.
Ky është goli i dytë i sulmuesit anglez në këtë Botëror, i cili nuk ka treguar formë të mirë në paraqitjet paraprake.
Tani Kane e ka barazuar legjendën angleze, Wayne Rooney, me gola të shënuar për tre luanët, ku në 80 paraqitje ka shënuar plot 53 gola.