KATAR 2022 | Pamje: Franca në epërsi të hershme ndaj Anglisë, Tchouameni i jashtëzakonshëm
Franca ka arritur që të dalë në epërsi ndaj Anglisë kur janë zhvilluar vetëm 17 minuta lojë, me anë të golit të jashtëzakonshëm nga mesfushori i Real Madridit, Aurelian Tchouameni.
Një goditje më nga një distancë e largët nga ylli i Francës, përfundoi prapa krahëve të Pickford për rezultatin 1:0.
Ky është goli i parë për 22-vjeçarin në këtë Botëror dhe vjen pas paraqitjes së katërt rresht si startues.