Santos: Lënia në stol e Ronaldos është zgjedhje strategjike, ai është një profesionist i jashtëzakonshëm - NACIONALE

Santos: Lënia në stol e Ronaldos është zgjedhje strategjike, ai është një profesionist i jashtëzakonshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo nuk është në mesin e titullarëve për ndeshjen çerekfinale të sotme kundër Zvicrës. Për përzgjedhësin Fernando Santos bëhet fjalë vetëm për një zgjedhje strategjike.

Për ndjekësit e futbollit fakti që Ronaldo nuk ishte në mesin e lojtarëve titullarë kur u publikua formacioni zyrtar i Portugalisë, zgjoi kuriozitet enorm.

Megjithatë, përzgjedhësi portugez sqaron se e gjitha është vetëm një zgjedhje strategjike, që nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë masë kundër tij.

“Është një zgjedhje strategjike. Jemi duke u përgatitur qe disa ditë. Aspak nuk ka të bëjë me deklaratat e tij në fund të ndeshjes ndaj Koresë Jugore. Ajo çështje ka përfunduar”, tha ai.

Santos po ashtu beson fuqimisht në profesionalizmin e Ronaldos dhe është i bindur se ylli portugez do të jetë akter i rëndësishëm në fushë nëse do të inkuadrohet gjatë ndeshjes.

“Ronaldo është një profesionist i jashtëzakonshëm dhe nëse do të inkuadrohet në ndeshje, sigurisht se do ta ndihmojë Portugalinë”, u shpreh ai.

Pas 14 vitesh lihet në stol

Ylli Cristiano Ronaldo nuk do të nisë nga minuta e parë për herë të parë që nga viti 2008 në turne të mëdhenj për Portugalinë.

Përzgjedhësi Fernando Santos publikoi 11-shen bazë për ndeshjen ndaj Zvicrës, duke zgjedhur Gonzalo Ramos nga minuta e parë para ish yllit të Manchester United.

Tani, "OptaJoao" ka publikuar një statistikë të jashtëzakonshme, ku portugezi i jep fund 31 ndeshjeve si titullar i padiskutueshëm.

"Cristiano Ronaldo nuk do të nis një ndeshje për Portugalinë në turne të mëdhenj për herë të parë që nga viti 2008 (gjithashtu kundër Zvicrës), duke i dhënë fund rekordit prej 31 ndeshjeve", shkruhet nga "Opta".


Portugalia ka nevojë për një fitore ndaj Zvicrës që të sigurojë kualifikimin në çerekfinale, ku do të përballet me Marokun.

Lajme të ngjashme