CR7 nuk nis titullar te Portugalia për herë të parë që nga viti 2008 - NACIONALE

CR7 nuk nis titullar te Portugalia për herë të parë që nga viti 2008

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli Cristiano Ronaldo nuk do të nis nga minuta e parë për herë të parë që nga viti 2008 në turne të mëdhenj për Portugalinë.

Përzgjedhësi Fernando Santos publikoi 11-shen bazë për ndeshjen ndaj Zvicrës, duke zgjedhur Gonzalo Ramos nga minuta e parë para ish yllit të Manchester United.

Tani, "OptaJoao" ka publikuar një statistikë të jashtëzakonshme, ku portugezi i jep fund 31 ndeshjeve si titullar i padiskutueshëm.

"Cristiano Ronaldo nuk do të nis një ndeshje për Portugalinë në turne të mëdhenj për herë të parë që nga viti 2008 (gjithashtu kundër Zvicrës), duke i dhënë fund rekordit prej 31 ndeshjeve".

Portugalia ka nevojë për një fitore ndaj Zvicrës që të sigurojë kualifikimin në çerekfinale, ku do të përballet me Marokun.

Lajme të ngjashme