Reagon Federata e Futbollit të Brazilit: Lajmi se Ancelotti është emëruar përzgjedhës i kombëtares braziliane është i rremë - NACIONALE

Reagon Federata e Futbollit të Brazilit: Lajmi se Ancelotti është emëruar përzgjedhës i kombëtares braziliane është i rremë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjenci të ndryshme të lajmeve botërore sot raportuan se Carlo Ancelotti do të jetë përzgjedhësi i ri i Brazilit. Megjithatë, federata braziliane reagoi ashpër, duke mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

Akoma mbetet enigmë se kush do të jetë pasardhësi i Tite në stolin e Brazilit. Edhe pse zërat për një emërim të Carlo Ancelottit në krye të kësaj pozite janë shtuar shumë e sot kulmoi gjithçka duke e bërë thuajse të kryer nga disa agjenci lajmesh botërore – Federata e Futbollit të Brazilit doli me reagim publik për të përgënjeshtruar një raportim të tillë.

“Federata e Futbollit të Brazilit (CBF) imformon publikun se lajmi i shpërndarë këtë të premte (10 shkurt 2023), sipas të cilit trajneri i Real Madridit, italiani Carlo Ancelotti, është përzgjedhësi i ri i Brazilit – është krejtësisht i paqëndrueshëm”, thuhet në komunikatën e federatës braziliane.

Trajneri italian ka kontratë të vlefshme me klubin mbretëror spanjoll deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Në disa prej intervistave të tij të kohëve të fundit ai ka lënë hapur mundësinë e pensionimit nga funksioni i trajnerit.

Brazili gjuetinë për gjetjen e një përzgjedhësi është duke e vazhduar akoma. Dëshpërimet e njëpasnjëshme në Kupat e Botës prej 2006 e këndej – kanë zhgënjyer popullin brazilian, i cili ishte mësuar që ta shihte kombëtaren e vet të ishte triumfuese mbi çdo kombëtare tjetër.

“Seleçao” mban edhe primatin sa i përket trofeve të fituar në Kupën e Botës (5), mirëpo rezultatet në një dekadë e gjysmë kanë qenë tej mase nën nivelin e pritjeve.

Lajme të ngjashme