ESPN: Carlo Ancelotti do të jetë përzgjedhësi i ri i Brazilit - NACIONALE

ESPN: Carlo Ancelotti do të jetë përzgjedhësi i ri i Brazilit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumi spanjoll "ESPN" raporton se trajneri Carlo Ancelotti do të merr "timonin" e kombëtares së Brazilit.

Sipas tyre, tekniku italian ka pranuar ofertën e Federatës Braziliane, por që nuk do të bëhet zyrtare deri në fundin e sezonit. Përndryshe, ende asnjë marrëveshje nuk është nënshkruar.

Kontrata pritet të jetë trevjeçare që do të nis në korrikun e vitit 2023 deri në gushtin e vitit 2026, pra pas Kupës së Botës që do të mbahet në njërën nga këto shtete: Amerikë, Meksikë ose Kanada.

Raporti shton se lojtarët brazilianë të "Los Blancos" gjithashtu janë informuar lidhur me këtë risi. Atyre nuk u pëlqen fakti që Ancelotti po largohet nga "Santiago Bernabeu", por janë optimist se mund ta fitojnë Kupën e Botës nën urdhrat e tij.

Presidenti i Federatës Braziliane, Ednaldo Rodrigues së fundmi ka konfirmuar se dëshiron një trajner më emër që ta drejtojë shtetin drejtë Kupës së Botës, me Ancelottin që shihet si më ideali.

Derisa Ancelotti ta marrë drejtimin, përzgjedhësi i Brazilit U20, Ramon Menezes do të qëndrojë në krye duke nisur nga kualifikueset që fillojnë në qershor.

Për Ancelottin, Brazili do të jetë kombëtarja e parë që do ta drejtojë pasi ka bërë karrierë vetëm në aspektin e klubeve, duke qenë në krye të gjigantëve evropianë si Real Madrid, Bayern Munich, PSG, Chelsea, Juventus dhe Milan.

Kujtojmë, para disa ditëve në konferencë për media Ancelotti u pyet lidhur me këto spekulime dhe deklaroi: "Kam kontratë deri në 2024. Nuk e di se çfarë të them, nuk e di".

Lajme të ngjashme