Reagimi i Rashfordit pasi arriti rekordin e Rooneyt për gola të shënuar në Old Trafford - NACIONALE

Reagimi i Rashfordit pasi arriti rekordin e Rooneyt për gola të shënuar në Old Trafford

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, ka folur për një moment krenarie për të, atë të arritjes së rekordit të legjendës së djajve të kuq, Wayne Rooney, për gola të shënuar në tetë ndeshje radhazi në Old Trafford.

Sulmuesi anglez, i cili është produkt i akademisë së famshme të Djajve të Kuq, ka shijuar një rikthim të shumëpritur në formë në sezonin 2022/2023, duke shënuar 15 gola në të gjitha garat. Diçka më shumë që bie në sy është forma e mirë e treguar në ‘Teatrin e Ëndrrave’, duke arritur Rooneyn, që deri para dy ditësh ishte lojtari me më së shumti gola radhazi që nga viti 2010.

Wayne Rooney Manchester United 2010

Rashford për faqen zyrtare të Unitedit tregoi për ndjekjen e gjurmëve të Rooneyt, një lojtar që ai e shikonte teksa shkollohej në akademinë e të rinjve të Djajve të Kuq: “Po, padyshim që është një moment i madh për mua, por për mua të arrijë diçka që ai ka bërë është e pabesueshme. Mendoj se ai pati një karrierë të jashtëzakonshme për Unitedin. Ai ishte një nga heronjtë e mi duke u rritur dhe dikush që gjithmonë më pëlqente ta shikoja, ndoshta jo vetëm sepse ai është një lojtar i mirë, por thjesht personaliteti i tij në fushë.

Ai dëshiron të lërë gjithçka jashtë dhe janë vetëm gjërat e vogla që përbëjnë cilësitë e tij që ai ka treguar për shumë vite. Ato ishin gjërat që më tërhiqnin kur isha më i ri dhe e shikoja atë, kështu që është gjithmonë mirë të jesh në të njëjtën linjë me ata lloj lojtarësh, sepse kjo do të thotë që po bën diçka siç duhet.”

Marcus Rashford Manchester United 2022-23

Pasi hapi serinë e tij të golave ​​në Old Trafford kundër Sherifit, Rashford ka vazhduar të gjejë golin në takimet me West Ham, Aston Villa, Burnley, Nottingham Forest, Bournemouth, Everton dhe Charlton, të shënuara në Premier League, kupa Carabao dhe FA kupë.

Marcus Rashford Manchester United 2022-23

Rashford, i cili e ka gjetur objektivin në të gjashtë ndeshjet e tij që nga mbarimi i Kupës së Botës 2022, do të ketë mundësinë të rrisë numrin e golave ​​në tokën vendase në nëntë ndeshje, kur Unitedi do ta presë një takim derbi rivalët e qytetit, Manchester City të shtunën.

Lajme të ngjashme