PSG prezanton fanellat e dyta për sezonin 2023/24, pavarësisht raportimeve Mbappe e Neymar në qendër të vëmendjes
Kylian Mbappe dhe Neymar janë figurat kyçe në prezantimin e fanellave të dyta të Paris Saint-Germain për sezonin 2023/24, pavarësisht raportimeve se dyshja mund të largohet në këtë verë.
Ylli francez Mbappe, siç ishte vitin e kaluar është edhe tani fjala kryesore e afatit kalimtar, me shumë spekulime për largim nga Parku i Princave, pasi zbuloi se ai nuk do të përdorë një klauzolë zgjatjeje në kontratën e tij.
Fituesi i Kupës së Botës do që kontrata e tij aktuale të skadojë në vitin 2024, që do të thotë se PSG do të përballet me një vendim të madh kur bëhet fjalë për një shitje të mundshme verore. Është folur gjithashtu për largimin e yllit të Brazilit, Neymar nga kryeqyteti francez në afatin kalimtar aktual, me pyetjet nëse ai mbetet një opsion i dobishëm afatgjatë për kampionët e Ligue 1. Të dy, sidoqoftë, kanë qenë të dukshëm në materialin promovues të publikuar së bashku me fanellën e udhëtimit të PSG-së për sezonin e ardhshëm.
🆕⬜️✨
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) July 2, 2023
Discover our new @nikefootball 𝐀𝐰𝐚𝐲 jersey for the 23/24 season launched on the occasion of the first @PSG_English WE RUN PARIS – 10KM race 👕
A bold white shirt with a colourful band that revisits the traditional colours of the Club ❤️💙#𝐼𝐶𝐼𝐶𝐸𝑆𝑇𝑃𝐴𝑅𝐼𝑆 pic.twitter.com/BhyScTlrkh
Raportimet thonë se Mbappe është afër një kalimi te Real Madridi, me mbretërit të përgatitur të shpenzojnë shumë – potencialisht duke u ndarë me një tarifë prej 200 milionë euro në këtë proces, për të marrë shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar.
Neymar, ndërkohë, është përfolur për një kalim në Premierligë, krahas një rikthimi të mundshëm në Barcelonë ose një kalim në Arabinë Saudite dhe 31-vjeçari ka një zgjedhje të madhe për të bërë për të ardhmen e tij, por ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij në Paris.

