Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Prizren, Prokuroria jep detaje - NACIONALE

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Prizren, Prokuroria jep detaje

56 minuta më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prizren është deklaruar lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit, i cili mbrëmë u ther me thikë në Prizren.

Në komunikatën e Prokurorisë është bërë me dije se nga të dhënat fillestare të hetimit dyshohet se 17-vjeçari ka privuar nga jeta 14-vjeçarin duke e therur me thikë.

Sipas komunikatës, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e të miturit në procedurë.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri 17 vjeçar, është ndaluar për 24 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e të miturit në procedurë. Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Lajme të ngjashme