'Perfekt' - Klopp i lehtësuar pasi Liverpool u përgjigj egër ndaj humbjes së Man Utd, duke deklasuar Bournemouthin
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është ndier i lehtësuar pas ndeshjes ndaj Bournemouthit, ku skuadra e tij fitoi me rezultat të thellë 9:0, për t’u kthyer te fitoret, pas tre ndeshjeve të para të tmerrshme.
Pasi nuk fitoi asnjë nga tre ndeshjet e tyre të para të sezonit, Liverpool kishte një mundësi për të provuar se ishte vetëm fillim i dobët dhe nuk do të vazhdonte ashtu. Këtë mundësi e përdoren dhe dha fryt. Të kuqtë fituan 9-0 kundër Bournemouth, me gjashtë lojtarë të ndryshëm që shënuan gol, duke përfshirë golat e parë për Harvey Elliott dhe Fabio Carvalho.

Klopp i tha BBC-së: “Për ne është fillimi i sezonit dhe nëse do të na thoshin para ndeshjes se ne mund ta nisim sezonin tani, rezultatet do të ishin më të mira. Kjo do të thotë se nuk ka të bëjë gjithmonë me kontrollimin e tempos së lojës, por edhe me vendosjen e kundërshtarët nën presion.”

"Gola të mrekullueshëm. [Liverpool] filloi përsëri menjëherë pas pjesës së parë me golin për rezultatin 6-0. Ne mund t'i sillnim diçka fëmijëve, ata e meritojnë kaq shumë. Fabio është një lojtar i veçantë dhe dha një gol të mrekullueshëm. Gjithçka ishte perfekte, pak a shumë", tha tekniku gjerman.

Liverpooli ka regjistruar fitoren e parë këtë sezon, pasi ka marrë dy pikë në tre ndeshjet e mëparshme. Gjithashtu ka pësuar një disfatë tmerruese ndaj Manchester United të hënën e kaluar, por me këtë fitore rekord duket se është harruar gjithçka rreth asaj ndeshje.
Për fund Klopp u shpreh i kënaqur me golat dhe paraqitjen dhe se e dinte se do të jetë paraqitje e çmendur.
“Mund të them që para se të luanim mendova se do të ishte ndeshje e çmendur dhe në fund ishte pasdite perfekte e futbollit për ne. Shumë golashënues të ndryshëm, të gjitha këto lloj gjërash. Gola të mrekullueshëm, situata fantastike dhe të gjithë e dimë se na duhej diçka e tillë. Ne kishim shanse të mëdha edhe në ndeshjet e tjera por nuk i shfrytëzuam ato. Kjo është natyra e çështjes”.
Skuadra e trajnerit gjerman në ndeshjen e ardhshme do ta presë Newcastlen më 31 gusht, përpara se të përballet me Evertonin në derbin e qytetit, në ndeshjen e parë të shtatorit me datën 3.

