Pas certifikimit të rezultateve, nis afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit
Certifikimi i rezultateve është bërë të mërkurën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa i është hapur rrugë krijimit të institucioneve të reja në vend. Sipas interpretimeve të bëra nga Kushtetuesja, deputetët e rinj kanë kohë deri më 7 gusht për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Se kur është afati për krijimin e Kuvendit të ri, e thotë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të publikuar më 25/26 qershor 2025 lidhur me ngërçin në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
"Në aktgjykimin e publikuar më 26 qershor 2025, Gjykata Kushtetuese konstatoi se seanca konstituive e Kuvendit, e nisur më 15 prill, nuk kishte përfunduar për shkak të moszgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve. Gjykata urdhëroi deputetët që brenda 30 ditësh të përmbyllnin procesin e konstituimit të Kuvendit."
Ndërsa bazuar në Neni 66 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, aty specifikohet që Kostituimi i Kuvendit mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.
Kjo do të thotë se nga dje kur janë certifiku rezultatet, fillon rrjedhja e afatit për krijimin e legjlaturës së re. Pra nga sot (9 korrik 2026) – nis afati kushtetues prej 30 ditësh për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.
Ndërsa në pikën 132 të aktgjykimit specifikohet:
“Kërkesa nga paragrafi 1 i nenit 66 të Kushtetutës, që Kuvendi të mbajë Seancën Konstituive brenda tridhjetë (30) ditëve nuk do të thotë vetëm që deputetët e zgjedhur duhet të mblidhen fizikisht në sallë. Kuptimi i kësaj norme duhet të jetë substancial dhe funksional, duke nënkuptuar që brenda këtij afati duhet të realizohen të gjitha veprimet kushtetuese që rezultojnë në konstituimin e Kuvendit”, thuhet në pikën 132 të aktgjykimit.
Pra, Gjykata ka theksuar se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar vetëm pse është mbajtur seanca e parë, nëse procesi i zgjedhjes së organeve drejtuese nuk ka përfunduar brenda afatit të përcaktuar.
Ndërsa ende nuk ka një datë se kur do të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit.
E ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja, ka thënë se në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës.
Duht theksuar se në zgjehdjet e fundit, bazuar në rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 53 mandate, Partia Demokratike 22, Lidhja Demokratike 18 deputetë, Aleanca 7 dhe 20 ulëset e komuniteteve pakicë janë ndarë ndërmjet 11 partive të ndryshme.