Manchester City fiton me përmbysje kundër Palace, Liverpooli e shkatërron 9:0 Bournemouthin - NACIONALE

Manchester City fiton me përmbysje kundër Palace, Liverpooli e shkatërron 9:0 Bournemouthin

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Manchester City, Liverpool dhe Chelsea kanë triumfuar në javën e katërt të Premierligës. Në një javë me përplot gola, City riktheu rezultatin ndaj Crystal Palaces për ta mposhtur me rezultat 4:2, skuadra e Klopp gjeti fitoren e parë ndaj Bournemouth me rezultat 9:0, ndërsa Chelsea e mposhti minimalisht Leicester Cityn 2:1.

Manchester City – Crystal Palace

Fillimi i dobët i ndeshjes nga kampioni i Premierligës, Manchester City, iu kushtoi atyre me pësimin e dy golave të shpejtë në pjesën e parë.

Skuadra e Pep Guardiolas në pjesën e parë nuk ishte në elementin e saj dhe jo vetëm se po humbiste nga Crystal Palace me dy gola diferencë, por nuk arrinte të krijonte rast konkret shënimi, në përjashtim të një rasti në fund të pjesës së parë nga Foden i cili goditi me kokë lartë mbi portë.

Zhbllokimi i rezultatit nga Palace erdhi qysh në minutën e katërt të takimit, ku pas një tollovie në zonë, dy lojtarë të Cityt njëri pas tjetrit devijuan topin, Walker te Stones, ky i fundit çoi topin në rrjetë për 1:0.

Skuadra mysafire vazhdoi të ishte më e rrezikshme në 45 minutat e parë, dhe në minutën e 21-të e shënoi edhe golin e dytë me anë të Andersen, i cili shënoi për 2:0 me kokë në këndin e majtë.

Me rezultatin 2:0 në të mirë të Crystal Palaces, skuadrat shkuan në pushim.

Pjesa e dytë filloi furishëm për qytetarët. Fillimisht për ngushtim rezultati shënoi Bernardo Silva në minutën e 53-të.

Pastaj për të barazuar gjithçka, ishte aty sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, në minutën e 62-të për 2:2.

City riktheu gjithçka në të mirë të vet, dhe ishte sërish Haaland për 3:2 në minutën e 70-të, pas një veprimi të bukur me top nga Bernardo, shkoi topi te Stones i cili asistoi për Haaland.

Sulmuesi vrastar kompletoi Hattrickun e tij në minutën e 81-të, ku realizoi për rezultatin 4:2.

Liverpool – Bournemouth

Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp duket se ka gjetur rrugën drejt fitoreve, pas tri ndeshjeve të tmerrshme të zhvilluara. Ata kanë demoluar tërësisht në shtëpinë e tyre skuadrën e Bournemoth me rezultat

Goli i parë i takimit erdhi pas tre minutave, Firmino harkoi mirë në zonë, ku e gjeti kokën e Diaz dhe ai shënoi për 1:0.

Firmino sërish asistoi, kësaj radhe tre minuta më vonë, në minutën e gjashtë për Elliott, ku vetëm i la topin dhe ai shënoi me një goditje të mrekullueshme për 2:0.

Sulmuesi brazilian kompletoi hettrickun me asistime qysh në pjesën e parë, ku në minutën e 28-të pasoi jashtë zonës për mbrojtësin Arnold, e i cili me një goditje mbi 20 metra larg shënoi gol mjaftë të bukur, për rezultatin 3:0.

Pas tre asistimeve për bashkëlojtarët, erdhi koha që Firmino të realizonte vet. Në minutën e 31-të e gjeti mirë të vendosur atë në zonën e rrezikshme pas një devijimi të topit nga vija mbrojtëse, e pastaj për të realizuar thjeshtë për 4:0.VIDEO

Kur u afrua koha për të përfunduar pjesa e parë, Liverpool shënoi edhe njëherë. Kësaj radhe me anë të qendërmbrojtësit Van Dijk, i cili shënoi me kokë pas një rivënie këndore në minutën e 45-të, për 5:0. Video

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Liverpool shënoi sërish. Kësaj radhe ishte autogol nga mbrojtësi Mepham, për rezultatin 6:0.

Firmino realizoi sërish, kësaj radhe për 7:0 në minutën e 62-të.

Shkatërrimin e Bournemouthimin e vazhdoi i ardhuri në këtë verë, Carvalho. Ai shënoi në minutën e 81-të pas një asistimi nga Tsimikas, për rezultatin 8:0.

Këtu nuk ishte fundi, skuadra e Klopp u shfrye plotësisht. Ata shënuan edhe golin e rezultatit 9:0, realizatori ishte Diaz me golin e tij të dytë të takimit.

Me rezultatin 9:0, përfundoi makthi i Bournemouthit.

Chelsea – Leicester City

Një nga ndeshjet më të mira të Premierligës për nga emrat e skuadrave ishte ajo mes Chelseas dhe Leicesterit, por këto dyja nuk dhanë shumë në pjesën e parë të takimit.

Diçka më mirë ishte skuadra e Tuchel, ky i fundit i pezulluar për këtë ndeshje, por që rezultati ishte i barabartë pas 45 minutave të para.

Diçka që vlen të cekët në këtë takim është kartoni i kuq i Chelseas në minutën e 28-të nga Gallagher, pas dy kartonëve të verdhë.

Të kaltrit e Londrës treguan tjetër fytyrë në pjesën e dytë, ku me të filluar takimi shënuan gol me anë të anësorit sulmues, Raheem Sterling për 1:0.

Sterling pas golit të parë të minutës së 47-të, shënoi sërish për dyfishimin e epërsisë në minutën e 63-të, për 2:0.

Pas vetëm tre minutave, në minutën e 66-të, erdhi ngushtimi i rezultatit, nga Harvey Barnes, për 2:1.

Ky gol dhe edhe epilogun final të takimit, pasi deri në fund të ndeshjes nuk pati ndonjë ndryshim dhe ndeshja përfundoi 2:1 për Chelsean.

Lajme të ngjashme