Përfaqësuesit e Lukakut po e vonojnë marrëveshjen Inter – Chelsea, Manchester Unitedi po përgatitet të zyrtarizojë Onanën
Sipas La Gazzetta dello Sport, as Interi dhe as Chelsea nuk mund të kontaktojnë me avokatin e Romelu Lukakut, Sebastien Ledure, kështu që transferimi i sulmuesit është lënë në pritje ndërsa Manchester United do të njoftojë transferimin André Onana të shtunën.
Gazeta italiane raporton se Interi ka rënë dakord të dërgojë Onanën në Old Trafford për 50 milionë euro plus shtesa dhe të rikthejë Lukakun nga Chelsea për 35 milionë euro. Raportimi pretendon se djajtë e kuq do të njoftojnë nënshkrimin e Onanës të shtunën.
Megjithatë, zikaltrit nuk mund ta finalizojnë marrëveshjen me Lukakun sepse as ata dhe as Chelsea nuk kanë qenë në gjendje të kontaktojnë me Ledure së fundmi.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Ledure ka 'thyer besnikërinë' me zikaltrit, kështu që marrëveshja me Chelsean është lënë në pritje.
Ledure thuhet se i ofroi Lukakun Milanit disa javë më parë dhe është në dijeni të interesimit të Juventusit për sulmuesin, por bardhezinjtë nuk mund të bëjnë një lëvizje derisa të shesin Dusan Vlahovic.
Kjo do të thotë se topi tani është në fushën e Lukakut, kështu që belgu do të duhet të vendosë nëse do të nënshkruajë me Interin pa ndërmjetësimin e Ledures apo do të kërkojë një klub të ri.
👉 In questo affare, il fattore tempo è decisivo: nessuno può aspettare in eterno. Alla fine, poi, toccherà a Romelu la decisione ultima sul suo destino. @Gazzetta_it
— InterHub (@InterHubOff) July 14, 2023

