Hipokrizia e Trainkos-it: Nis masat ndaj zyrtarit që tregoi për skandalin me vagonë, hesht për kryeshefin që bëri komente seksiste ndaj deputetes
Ndërmarrja Publike “Trainkos” nuk po i trajton në mënyrë të barabartë zyrtarë te saj. Kjo kompani me pronare Qeverinë e Kosovës po përdor standarde të dyfishta në raport me zyrtarët e saj.
Hipokrizia e bordit dhe menaxhmentit të Triankos është shfaqur haptas këtë mua.
Kjo pasi kompani ka filluar procedurat për ndërmarrjen e masave ndaj zyrtarit Asdren Ademi, i cili ka treguar për skandalin e riparimit të vagonëve të Kosovës në Serbi.
Vetëm pse Ademi kishte komentuar në faqen e Ministrisë së Ekonomisë për këtë skandal, kryeshefi i Trainkos, Agron Statovci, ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve ndaj zyrtarit në fjalë.
Një gjë të tillë ai e ka treguar edhe një intervistë për “VOX Kosovës”.
“Edhe kur e kam cekë aty i kam thanë ministre që tregoni popullit që me pare të popullit janë dërgu me u renovu në Serbi. Pas atij komenti kanë fillu procedurat ndaj meje. Ato i ka nisur Kryeshefi Agron Statovci direkt. Ka çu një e-mail te vartësi im, te menaxheri im, Arian Budeci, ku i thotë që të merren masat për komentet në Facebook”, ka treguar Ademi.
Por, me veprimet e ulëta të kryeshefit të Trainkos-it, Agron Statovci, i cili ka urdhëruar nisjen e procedurave ndaj zyrtarit Ademi, nuk është marrë askush.
Ani pse ai ka bërë komente fyese dhe seksiste ndaj deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, bordi i kësaj ndërmarrje nuk ka filluar asnjë procedurë.
Rasti i tij është mbyllur me një kërkim falje.
Vetëm pas reagimeve të shumta për komentin e tij fyes, ai i ka kërkuar falje deputetes Musliu.
“Tu e pa sojin e kësaj femre, jam tu e lëshu edhe gruan”, kishte shkruar Statovci, në një koment që u interpretua si referencë ndaj deputetes Musliu.
Pas presionit publik, Statovci ka kërkuar falje dhe ka bërë të ditur se tërhiqet nga deklarata e tij.
“Unë tërhiqem (fshirë) nga komentet në fjalë, duke kërkuar ndjesë asaj dhe gjithë atyre që janë prekur nga komentet në fjalë”, ka shkruar Statovci.
Ai ka pretenduar se komenti ishte një “ironi momentale” dhe se nuk kishte për qëllim të ofendonte deputeten.
“I gjendur përballë një fushate të orkestruar, nxitur nga një koment momental i imi që ishte një ironi, i cili kishte dashur vetëm të përshkruajë situatën e atij momenti me një ironi, e cila nuk kishte as qëllim e as tendencë. Duke e ditur që vlerat e mia dhe niveli im nuk janë ai i cili po tentohet të pasqyrohet, por dhe duke e parë që tentimi i lidhjes me emrin e përveçëm të deputetes Ganimete Musliu ka një tendencë qëllimkeqe, unë tërhiqem (fshirë) nga komentet në fjalë, duke kërkuar ndjesë asaj dhe gjithë atyre që janë prekur nga komentet në fjalë”, ka shkruar Statovci në Facebook.