Pamje: “Ti duhet ta gjuash” – Guardiola nervozohet me Haaland që i la penalltinë Gundoganit - NACIONALE

Pamje: “Ti duhet ta gjuash” – Guardiola nervozohet me Haaland që i la penalltinë Gundoganit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, për një moment u pa shumë i nervozuar, pasi pa që Erling Haaland la penalltinë për bashkëlojtarin e tij, Ilkay Gundogan, i cili e humbi, teksa trajneri spanjoll u pa duke i thënë norvegjezit “ti duhet ta gjuash atë penallti”.

City ishte duke fituar 2:0 deri në momentin e penalltisë, me të dy golat e shënuar nga Gundogan. Kur vendasve iu dha një penallti në 10 minutat e fundit, lojtari i caktuar për të gjuajtur, Haaland, e lejoi mesfushorin gjerman të gjuante për të kompletuar het-trikun e tij.

Gundogan më pas humbi në mënyrë jo karakteristike gjuajtjen nga pika e bardhë, duke lënë një Guardiola të acaruar e të hidhëruar ndaj sulmuesit të tij dhe duke përsëritur qartë fjalët "Duhet ta gjuash ti!" duke treguar me shenjë nga lojtari.

Man City VS Leeds - Pep Guardiola reaction after Haaland gives the penalty to Gundogan to take, and he misses.
by u/Sal21G in soccer

Duke folur pas ndeshjes, Gundogan tha për BBC Match of the Day : "Në fillim Guardiola i tregoi Erlingut se ishte shumë i nervozuar për këtë veprim dhe më pas ai gjithashtu u acarua edhe me mua. Kjo është ajo që është në fund.

Pep Guardiola Manchester City Leeds 2022-23

"Në momentin që Erling mori topin, isha i sigurt se ai do ta gjuante, por ai u kujdes për mua. E kontrollova disa herë për t'u siguruar që ai ishte i sigurt në vendimin e tij. Ai ishte i sigurt që do të ma jepte mua topin".

Presioni i gjakut te katalunasi u rrit edhe më shumë kur Rodrigo shënoi një gol vetëm pak sekonda pasi u humb penalltia nga skuadra e tij. Por skuadra e Guardiolës u mbajt deri në fund për tre pikë jetike, duke i lënë Arsenalin katër pikë prapa kreut të Premierligës dhe duke i dhënë Sam Allardyce një humbje të dhimbshme në ndeshjen e tij të parë si trajner i Leeds.

Erling Haaland Manchester City dejected 2022-23

Pas fitores së 10-të radhazi në ligë, askush tjetër përveç kampionëve në fuqi të Evropës nuk i pret djemtë e Guardiolës, teksa përgatiten për takimin e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit të martën.

Lajme të ngjashme