Pamje: Lewandowski dyfishon epërsinë në “El Classico”, Barcelona dhuron spektakël - NACIONALE

Pamje: Lewandowski dyfishon epërsinë në “El Classico”, Barcelona dhuron spektakël

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona po dhuron spektakël në “El Classicon” e sontme, e cila po luhet në kuadër të Superkupës së Spanjës. Robert Lewandowski dyfishoi epërsinë në 2:0 pak çaste para përfundimit të pjesës së parë.

Në minutën e 45-të, pak para përfundimit të pjesës së parë, ishte ylli polak, Robert Lewandowski, ai që thelloi epërsinë në 2:0.

Sërish protagonist në këtë aksion ishte Gavi, duke ia dhuruar një asist që e gjeti atë të lirë para portës. Nga afërsia Lewandowski nuk mund të gabonte.

Kujtojmë se Gavi ishte ai që shënoi golin e epërsisë në minutën e 33-të, duke lërë të shtangur portierin belg Courtois.

Barcelona arriti deri në finale të Superkupës së Spanjës, pasi në gjysmëfinale ia doli të triumfojë kundër Betisit, ndonëse me shumë vështirësi. Skuadra e udhëhequr nga Xavi fitoi ndeshjen në fjalë pas ekzekutimit të penalltive (4:2), pasi 120 minutat kishin përfunduar me baraspeshë të plotë (2:2).

Ngjashëm ishte edhe rrugëtimi i Real Madridit. “Galaktikët” vetëm pas penalltive (4:3) arritën që ta mposhtnin Valencian. Edhe në atë rast 1:1 kishte përfunduar koha e rregullt e lojës, e më pas edhe ajo e vazhdimit prej dy pjesëve me nga një çerek lojë.

Arabia Saudite është vend nikoqir i Superkupës së Spanjës. Për shkak të përfitimeve të mëdha financiare, Federata e Futbollit të Spanjës ka vendosur qe disa kohë që këtë ngjaje ta zhvendosë jashtë kontinentit evropian, respektivisht në atë aziatik.

Barcelona është klubi që mban primatin e më së shumti trofeve të fituara të Superkupës së Spanjës me 13 sosh, e pasuar nga Real Madridi me një më pak, gjegjësisht 12 trofe.

Lajme të ngjashme