Pamje: Gavi zhbllokon "El Classicon" - mposhtet Courtois - NACIONALE

Pamje: Gavi zhbllokon "El Classicon" - mposhtet Courtois

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i talentuar spanjoll, Gavi, ka arritur ta sjellë Barcelonën në epërsi prej 1:0 në finalen e Supërkupës së Spanjës.

Një gabim i repartit mbrojtës i kushtoi Real Madridit me pësimin e një goli. Këtë gabim e shfrytëzoi siç ishte më së miri mesfushori 18-vjeç spanjoll, Gavi.

Në minutën e 34-të me t'iu afruar zonës së rreptësisë mposhti pa problem portierin belg Courtois, duke shënuar kështu për 1:0.

Barcelona arriti deri në finale të Superkupës së Spanjës, pasi në gjysmëfinale ia doli të triumfojë kundër Betisit, ndonëse me shumë vështirësi. Skuadra e udhëhequr nga Xavi fitoi ndeshjen në fjalë pas ekzekutimit të penalltive (4:2), pasi 120 minutat kishin përfunduar me baraspeshë të plotë (2:2).

Ngjashëm ishte edhe rrugëtimi i Real Madridit. “Galaktikët” vetëm pas penalltive (4:3) arritën që ta mposhtnin Valencian. Edhe në atë rast 1:1 kishte përfunduar koha e rregullt e lojës, e më pas edhe ajo e vazhdimit prej dy pjesëve me nga një çerek lojë.

Arabia Saudite është vend nikoqir i Superkupës së Spanjës. Për shkak të përfitimeve të mëdha financiare, Federata e Futbollit të Spanjës ka vendosur qe disa kohë që këtë ngjaje ta zhvendosë jashtë kontinentit evropian, respektivisht në atë aziatik.

Barcelona është klubi që mban primatin e më së shumti trofeve të fituara të Superkupës së Spanjës me 13 sosh, e pasuar nga Real Madridi me një më pak, gjegjësisht 12 trofe.

Lajme të ngjashme