Pamje: Fshin këmbët me fanellën e Ronaldos – tifozi arab i Al-Nassr rebelohet pas eliminimit nga Superkupa
Gjatë mesjavës Cristiano Ronaldo ishte krejtësisht i pavërejtshëm në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite, ku Al-Nassr humbi 3:1 kundër Al-Ittihad. Së fundi u publikua një video ku shihet një tifoz i Al-Nassr teksa kishte baltosur fanellën e Ronaldos.
Asnjë gol në ndeshje zyrtare për Ronaldon me fanellën e re të Al-Nassr. Duket se edhe tifozët arabë kanë nisur ta humbin durimin.
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale dëshmon tërë zhgënjimin e një pjese të tifozëve të Al-Nassr me yllin portugez. Pasi dëshpëroi me paraqitje edhe në ndeshjen kundër At-Ittihad, të cilën skuadra e tij e humbi 3:1, duke u eliminua kështu nga Superkupa e Arabisë Saudite – jashtë stadiumit ata përdhosën dhe degraduan fanellën e tij.
Në këto pamje shihet një person teksa nuk rresht duke pastruar këmbët e tij me fanellën e 37-vjeçarit portugez, të cilën e kishte shtrirë në tokë.
Edhe dikush tjetër nga kalimtarët e rastit përfitonin nga kjo gjë për ta shkelur fanellën e Ronaldos, pa ndier ndonjë konsideratë për këtë gjest.
Vean lo q ha hecho un fanático del equipo de #ArabiaSaudita q perdieron la #SupercopaSaudita con la camiseta de #CristianoRonaldo #cristiano la pisó x enojo. Ese jugador las pasará bien mal en ese país, pero x 200 millones cualquier mono baila. pic.twitter.com/vwqwNsvGcS
— 🅼🅼🅰🆁🅸🅿🅾🆂🅰 🇵🇷 (@MMariposa31) January 28, 2023
Sa i përket Ronaldos, kujtojmë se edhe në paraqitjen e tij debutuese që bëri ditë më parë nuk është se kishte bindur në lojë. Ajo ishte vlerësuar si e zbehtë. Me raste të caktuara kishte shfaqur edhe probleme në ndalim të topit.
Ka thuajse një vit qëkur forma e tij ka shënuar një rënie të madhe. Diçka e tillë u vërejt edhe në fazën e parë të kampionatit të Premierligës sa ishte pjesë e Manchester Unitedit, duke mos arritur që të zënte vend në formacionin bazë.
Në stol u la edhe në Kupën e Botës nga Kombëtarja e Portugalisë në ndeshjet vendimtare të saj, gjë që rebeloi atë dhe familjarët e tij.
Si pasojë e kësaj forme vërtet të brishtë dhe e rezervave të mëdha të klubeve evropiane për ta afruar në gjirin e tyre, ai u detyrua që të ndryshojë tërësisht kontinent, duke nënshkruar më 30 dhjetor me Al-Nassr.
