Ish-ylli i Real Madridit refuzon bashkimin me Ronaldon për një ofertë në Premierligë - NACIONALE

Ish-ylli i Real Madridit refuzon bashkimin me Ronaldon për një ofertë në Premierligë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ylli i Paris Saint-Germain, Keylor Navas ka refuzuar mundësinë për t'u ribashkuar me Cristiano Ronaldon te Al Nassr, pasi mendon të kalojë në Premierligë, për një ofertë që raportohet që ka ardhur nga Nottingham Forest.

Reprezentuesi i Kosta Rikës kishte qenë në qendër të një përplasjeje transferimi midis Forestit dhe skuadrës saudite Al Nassr, e cila së fundmi e bleu Ronaldon me pagë rekord pas largimit të tij nga Manchester Unitedi.

Navas has turned down the chance to play with Ronaldo again

Por sipas L'Equipe, skuadra e Premierligës duket se e ka fituar betejën për portierin, për të bërë një skuadër më konkurruese për trajnerin Steve Cooper, me 36-vjeçarin që ra dakord me propozimin e Forestit mbi atë të Al Nassr.

Henderson is currently injured with Forest

Navas pati shansin të ribashkohej me Ronaldon në Arabinë Saudite, me të dy që më parë kanë fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve së bashku në Real Madrid.

Megjithatë, portieri i PSG-së është tunduar nga një lëvizje në Angli dhe dëshiron të provojë për ta mbajtur Forestin në ligën më të fortë për një pagë relativisht të lartë.

Më tej raportohet se gjigantët francezë ende nuk janë pajtuar me ofertën e Forestit dhe ende nuk kanë vendosur nëse do ta huazojnë Kosta Rikanin me një opsion për blerje, apo do të këmbëngulin për një transferim të përhershëm.

Krejt kjo situatë vjen pasi portieri veteran mbeti zgjedhja e dytë në “Parkun e Princave”, ku Gianluigi Donnarumma është zgjedhja e parë, por paga e tij prej 9 milionë eurosh mund të jetë problem.

Navas actually punched Ronaldo in the face in the friendly

Al Nassr kishte një interes në rritje për Navas gjatë gjithë muajit ndërsa PSG ishte në Arabinë Saudite për të luajtur në një ndeshje miqësore, me yjet e ligës saudite, ku kapiten ishte Ronaldo dhe shënoi dy gola, pikërisht ndaj Kosta rikanit.

Lajme të ngjashme