Pamje: Nuk ka të ndalur Ronaldo, shënon një tjetër gol kundër PSG
Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e dytë në miqësoren kundër PSG. Falë këtij goli skuadra e udhëhequr nga ai, QRiyadh ST XI, arriti ta barazojë 2:2 rezultatin pak çaste para se të mbyllej pjesa e parë.
Ylli portugez po zhvillon një paraqitje të shkëlqyer në miqësoren e luksit kundër PSG, që po zhvillohet në Arabinë Saudite.
Ai në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë arriti ta shënojë edhe golin e dytë në ndeshje, pas një reagimi të ngathtë të mbrojtjes së PSG, duke barazuar rezultatin në 2:2.
Gjithsesi, para se të godiste nga afërsia, Ronaldo së pari goditi shtyllën pas një shkëputje të mirëfillët me kokë.
Kujtojmë se pas një karriere të jashtëzakonshme në Evropë, ku i fitoi katër tituj të Ligës së Kampionëve me Real Madridin dhe dy tituj në Serie A me Juventusin, Ronaldo iu bashkuar Al Nassrit muajin e kaluar.
Ai e përshkroi këtë si momentin e duhur për ta ndarë përvojën e vet në Azi.
Kjo ndeshje e shumëpritur, e cila po zhvillohet në Stadiumin Mbreti Fahd në Riad, pati kërkesa për biletë në vlerë deri në 2 milionë euro.
Ankandi për një biletë VIP, i cili u mbyll sonte pak para lojës, ka arritur shifrën mbi 2 milionë euro deri tani.
Kjo ndeshje e ka marrë vëmendjen e tifozëve po ashtu pasi do të luhet vetëm një muaj pasi Messi i ndihmoi Argjentinës ta fitojë Kupën e Botës 2022, trofeun e vetëm që i mungonte atij në kabinetin e pasuruar me të gjithë trofetë.
Ronaldo pushtoi ballinat gjatë këtij turneu, duke u bërë lojtari i par që shënon në pesë Kupa të Botës, por ai përfundoi i përlotur pasi Portugalia e mund nga Maroku në çerekfinale.
Derisa ndeshja e sotme do të jetë e para për Ronaldon në Arabinë Saudite, 37-vjeçari do të debutojë në ndeshje zyrtare për Al Nassr të dielën e ardhshme kundër Al Ettifaq në kampionatin saudit Pro League.
Raportohet se PSG-ja do t’i fitojë 10 milionë euro nga përballja miqësore me Al Nassr.
