Pamje: Ronaldo i kundërpërgjigjet Messit, shënon për ta barazuar rezultatin
Cristiano Ronaldo vetë e fitoi penalltinë, pasi u pengua me duar nga Keylor Navas. Kështu, përgjegjësinë për ta ekzekutuar 11-metërshin e mori ai vetë, duke barazuar rezultatin.
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, iu kundërpërgjigj Lionel Messit, duke shënuar golin e barazimit.
Në minutën e 34-të ai mposhti ish-shokun e tij të skuadrës, Navas, duke ekzektuar saktë penalltinë. Goditja e Ronaldos përfundoi në këndin e djathtë të portës së Navas, që nuk mund të bënte asgjë për ta ndalur, sado që ia lexoi krahun e goditjes.
Kujtojmë se pas një karriere të jashtëzakonshme në Evropë, ku i fitoi katër tituj të Ligës së Kampionëve me Real Madridin dhe dy tituj në Serie A me Juventusin, Ronaldo iu bashkuar Al Nassrit muajin e kaluar.
Ai e përshkroi këtë si momentin e duhur për ta ndarë përvojën e vet në Azi.
Kjo ndeshje e shumëpritur, e cila po zhvillohet në Stadiumin Mbreti Fahd në Riad, pati kërkesa për biletë në vlerë deri në 2 milionë euro.
Ankandi për një biletë VIP, i cili u mbyll sonte pak para lojës, ka arritur shifrën mbi 2 milionë euro deri tani.
Kjo ndeshje e ka marrë vëmendjen e tifozëve po ashtu pasi do të luhet vetëm një muaj pasi Messi i ndihmoi Argjentinës ta fitojë Kupën e Botës 2022, trofeun e vetëm që i mungonte atij në kabinetin e pasuruar me të gjithë trofetë.
Ronaldo pushtoi ballinat gjatë këtij turneu, duke u bërë lojtari i par që shënon në pesë Kupa të Botës, por ai përfundoi i përlotur pasi Portugalia e mund nga Maroku në çerekfinale.
Derisa ndeshja e sotme do të jetë e para për Ronaldon në Arabinë Saudite, 37-vjeçari do të debutojë në ndeshje zyrtare për Al Nassr të dielën e ardhshme kundër Al Ettifaq në kampionatin saudit Pro League.
Raportohet se PSG-ja do t’i fitojë 10 milionë euro nga përballja miqësore me Al Nassr.
