Pamje: Ronaldo u përshëndet ngrohtësisht me Messin dhe yjet tjera të PSG - NACIONALE

Pamje: Ronaldo u përshëndet ngrohtësisht me Messin dhe yjet tjera të PSG

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi u përshendetën me respekt të ndërsjellët pak sekonda para se gjyqtare të fishkëllente për fillimin e ndeshjes miqësore mes QRiyadh ST XI dhe PSG.

Rivaliteti i tyre e ka shoqëruar të gjithë këtë milenium. Dy futbollistët që së bashku kanë fituar 12 herë Topin e Artë, e gjejnë vetën sërish kundër njëri-tjetrit, vetëm se tash në një kontekst tërësisht tjetër.

Kamerat fokusuan Ronaldon dhe Messin teksa përshëndeteshin pak çaste para se të niste dueli miqësor mes QRiyadh ST XI dhe PSG.

Një moment që nuk kaloi pa u vërejtur dhe pa u përshëndetur nga ndjekësit e futbollit. Miliona njerëz këta dy lojtarë i kanë pasur dhe i kanë si pikë referimi se si duhet arritur në jetë.

Ronaldo po ashtu u përshëndet ngrohtësisht edhe me yjet tjera të PSG. Kështu ai pati mundësinë t'i rishohë edhe disa nga miqtë e tij të kamotshëm, siç bie fjala Ramos.

Kujtojmë se pas një karriere të jashtëzakonshme në Evropë, ku i fitoi katër tituj të Ligës së Kampionëve me Real Madridin dhe dy tituj në Serie A me Juventusin, Ronaldo iu bashkuar Al Nassrit muajin e kaluar.

Ai e përshkroi këtë si momentin e duhur për ta ndarë përvojën e vet në Azi.

Kjo ndeshje e shumëpritur, e cila po zhvillohet në Stadiumin Mbreti Fahd në Riad, pati kërkesa për biletë në vlerë deri në 2 milionë euro.

Ankandi për një biletë VIP, i cili u mbyll sonte pak para lojës, ka arritur shifrën mbi 2 milionë euro deri tani.

Kjo ndeshje e ka marrë vëmendjen e tifozëve po ashtu pasi do të luhet vetëm një muaj pasi Messi i ndihmoi Argjentinës ta fitojë Kupën e Botës 2022, trofeun e vetëm që i mungonte atij në kabinetin e pasuruar me të gjithë trofetë.

Ronaldo pushtoi ballinat gjatë këtij turneu, duke u bërë lojtari i par që shënon në pesë Kupa të Botës, por ai përfundoi i përlotur pasi Portugalia e mund nga Maroku në çerekfinale.

Derisa ndeshja e sotme do të jetë e para për Ronaldon në Arabinë Saudite, 37-vjeçari do të debutojë në ndeshje zyrtare për Al Nassr të dielën e ardhshme kundër Al Ettifaq në kampionatin saudit Pro League.

Raportohet se PSG-ja do t’i fitojë 10 milionë euro nga përballja miqësore me Al Nassr.

Lajme të ngjashme