Heshtja e Gërvallës për dënimin e krerëve të UÇK-së, Deliu-Kodra: Ti që për UÇK-në ke pasur gjithmonë akuza
nuk të mbrojti, të demaskoi”, Deliu me akuza ndaj Gërvallës pas vendimit në Hagë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për heshtjen e saj pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në një reagim të publikuar në Facebook, Deliu ka akuzuar Gërvallën se për vite me radhë ka kritikuar dhe akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Dje, Kosova u trondit. Donika Gërvalla heshti. Për vite me radhë nuk u ndale së foluri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. I godite me akuzat më monstruoze, i sulmove me gjuhën më të ulët dhe rreth vetes mblodhe njerëz që mendojnë si ti e që sot mezi po e fshehin gëzimin për dënimin e tyre. E tani, çuditërisht, nuk e paske asnjë fjalë! Ti që nuk lë vendim të drejtësisë pa komentuar. Ti që nuk lë kundërshtar politik pa sharë e fyer. Ti që për UÇK-në ke pasur gjithmonë akuza”, ka shkruar ajo.