Marco Reus nuk e refuzon mundësinë e kalimit te Al Nassr - NACIONALE

Marco Reus nuk e refuzon mundësinë e kalimit te Al Nassr

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Borussia Dortmundit, Marco Reus nuk e ka refuzuar mundësinë që t'i bashkohet Cristiano Ronaldos te Al Nassr.

Kontrata momentale e gjermanit skadon në fundin e qershorit dhe 33-vjeçari e ka pranuar se do t’i vlerësojë ofertat.

"Sportsmail" raportoi së fundmi që Al Nassr është i interesuar për Rues dhe po mundohen ta bindin që t'i refuzojë ofertat e Premierligës dhe t'iu bashkohet në Arabinë Saudite.

Një gjë të tillë nuk e ka mohuar as vetë lojtari duke shtuar se ka edhe gjashtë muaj të mbetur në kontratë.

"Sigurisht që shikoj përpara. Kam vetëm gjashtë muaj të mbetur në kontratë. Mendoj se nëse nuk mendon ashtu, atëherë je gabim".

Duke folur për interesimin e Al Nassr, agjenti i Reus - Dirk Lever deklaroi: "Është normale që klubet janë të interesuara për një lojtar si Marco, kontrata e të cilit skadon pas gjashtë muajve".

"Marco gjithmonë e ka parë Dortmundin si më të rëndësishmi, por ai gjithashtu dëshiron të vazhdoj të luaj futboll. Është normale për ne të shohim opsionet e tjera", theksoi ai.

Ronaldo nënshkroi kontratë dyvjeçare me Al Nassr, ku do të përfitojë rreth 200 milionë euro për vit.

Al Nassr po mundohet të bëjë një top skuadër, duke qenë të interesuar edhe për yje të tjerë si Sergio Ramos dhe Luka Modric.

Reus në anën tjetër vazhdon të lëndohet shpesh, që ka ndikuar të ketë vetëm nëntë paraqitje në Bundesliga. Tani ai ka nisur stërvitjet prapë me Dortmundin me shpresën që të rikthehet sa më parë në fushë.

Që nga viti 2012, gjermani ka bërë 368 paraqitje për klubin duke shënuar në total 156 gola.

Lajme të ngjashme