Zyrtare: Cristiano Ronaldo i bashkohet klubit saudit Al Nassr
Cristiano Ronaldo i është bashkuar klubit saudit, Al Nassr, duke nënshkruar marrëveshje deri në vitin 2025.
Sulmuesi portugez ishte lojtar i lirë, pasi u largua nga Manchester Unitedi si pasojë e një interviste tronditëse me gazetarin Piers Morgan.
Besohet se Ronaldo do ta ketë pagën më të lartë në historinë e futbollit, rreth 200 milionë euro në vit.
Ishte vetë klubi arab që e bëri të ditur marrëveshjen me Ronaldo, duke e vlerësuar atë si historike.
"Historia po shkruhet. Ky është një transferim i cili, jo vetëm që do ta frymëzojë klubin tonë që të arrijë sukses edhe më të madh, por do t'i frymëzojë edhe ligën tonë, kombin tonë dhe gjeneratat e reja, si dhe djemtë dhe vajzat që të nxjerrin më të mirat nga vetja. Mirë se vjen në shtëpinë tënde të re, Cristiano", shkroi klubi.
History in the making. This is a signing that will not only inspire our club to achieve even greater success but inspire our league, our nation and future generations, boys and girls to be the best version of themselves. Welcome @Cristiano to your new home @AlNassrFC pic.twitter.com/oan7nu8NWC
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) December 30, 2022
Pas kësaj, Ronaldo reagoi menjëherë duke thënë se vizioni që ka Al Nassr e ka frymëzuar.
"Jam i emocionuar për përvojën e re në një ligë të ndryshme dhe në një vend tjetër, vizioni që ka Al Nassr është shumë frymëzues. Jam shumë i emocionuar të bashkohem me shokët e mi të skuadrës, për të ndihmuar ekipin të arrijë më shumë sukses”.
Kjo lëvizje veçse pritej pasi që sa muaj dy palët ishin në negociata, pasi CR7 refuzoi kalimin në Arabi vitin e kaluar derisa ishte duke kërkuar një skuadër që merr pjesë në Ligën e Kampionëve.
Me një ofertë që asnjëherë s’erdhi dhe kontratën e ndërprerë pas intervistës tronditëse nga Manchester United, Ronaldo vendosi t’i bashkohej Al Nassr për ndoshta vitet e mbetura të karrierës.
Ka pasur raportime se Ronaldo dëshiron të vazhdojë të luajë në Arabinë Saudite deri sa të nis Kupa e Botës, pasi më shumë gjasë do të zhvillohet aty dhe futbollisti 37-vjeçar vazhdon ta ëndërrojë atë trofe.
Ronaldo ende s’është pensionuar nga kombëtarja e Portugalisë dhe mbetet të shihet nëse Kupa e Botës 2026 do të jetë synimi i tij primar.