“Nuk ka fjalë që përshkruan pikëllimin tonë” – Hatayspor bënë nderime për Atsun që u gjend i vdekur nën rrënoja
Klubi turk që ishte edhe skuadra e fundit e Christian Atsus, Hatayspor, ka bërë nderime për 31-vjeçarin që u gjend sot i vdekur në mëngjesin e së shtunën nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti tragjik i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri.
Atsu ishte zhdukur që nga dita kur nderta ku po banonte në qytetin Hatay u shemb nga tërmeti dhe trupi i tij u kërkua për 12 ditë radhazi.
Në një deklaratë emocionale, Hatayspor bëri nderimet e saj për anësorin ganez: “Varrimi i futbollistit tonë, Christian Atsu, është rrugës për t'u dërguar në vendlindjen e tij në Ganë. Nuk do të harrojmë Atsu. Paqja qoftë mbi ty, njëri i mirë. Nuk ka fjalë për të përshkruar pikëllimin tonë. Pusho në paqe ATSU.”
Başımız sağ olsun.
— Hatayspor (@Hatayspor_FK) February 18, 2023
Göçük altında kalarak hayatını kaybeden futbolcumuz Christian Atsu'nun cenazesi memleketi Gana'ya gönderilmek üzere yola çıkmıştır. Seni unutmayacağız Atsu. Mekanın cennet olsun güzel insan. Üzüntümüzün tarifi yok. Huzur içinde uyu. pic.twitter.com/2CSVfwfEuR
Një ditë para tërmetit, 31-vjeçari kishte shënuar golin e fitores për skuadrën e tij nga një goditje e lirë në minutat shtesë të ndeshjes. Ishte ky gol që ia ndryshoi mendjen për të qëndruar në skuadër, ku pak orë para tërmetit anuloi fluturimin e tij drejt familjes në vendlindje.
Ish-anësori i Chelseat, Evertonit dhe Newcastles, kishte luajtur për skuadrën turke që nga shtatori i vitit 2022, kur nënshkroi kontratë njëvjeçare.

Të gjitha ish-skuadrat e tij kanë bërë nderimet e tyre me të kuptuar vdekjen e futbollistit.
Në një postim në Twitter, faqja zyrtare e Chelsat shkroi: “Të gjithë në klubin e Chelseat janë të shkatërruar me lajmin që ish-futbollisti ynë, Christian Atsu, ndërroi jetë. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen dhe shoqërinë e tij.”
Everyone at Chelsea Football Club is devastated to learn of the tragic passing of our former player, Christian Atsu. Our thoughts go out to his family and friends.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 18, 2023
Edhe te Newcastle dhe Evertoni ndanë zhgënjimin e madh me lajmin e mësuar.
“Ne jemi thellësisht të pikëlluar me lajmin se Christian Atsu humbi jetën e tij në tërmetin tragjik në Turqi. Një futbollist i talentuar, një person i veçantë, ai do të kujtohet gjithmonë nga lojtarët, stafi dhe tifozët tanë. U prefsh në paqe, Christian”, shkroi Newcastle.
We are profoundly saddened to learn that Christian Atsu has tragically lost his life in Turkey's devastating earthquakes.
— Newcastle United FC (@NUFC) February 18, 2023
A talented player and a special person, he will always be fondly remembered by our players, staff and supporters.
Rest in peace, Christian. 🖤🤍
