E konfirmuar: Christian Atsu gjendet i vdekur nën rrënoja - NACIONALE

E konfirmuar: Christian Atsu gjendet i vdekur nën rrënoja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-futbollisti i Chelseat dhe Newcastle Unitedit, Christian Atsu, është gjetur i vdekur pas tërmetit shkatërrues në Turqi, ka konfirmuar agjenti i tij.

Futbollisti ganez është gjetur i vdekur pas një kërkimi 12-ditor mes rrënojave të tërmetit që ka shkatërruar Turqinë dhe Sirinë dhe ka marrë më shumë se 40 mijë jetë njerëzish.

Ish agjenti i anësorit të Chelsea dhe Newcastle, Murat Uzunmehmet, konfirmoi me anë të një deklarate se trupi i tij ishte gjetur.

"Trupi i pajetë i Atsu u gjet nën rrënoja. Aktualisht, më shumë gjësende janë ende duke u nxjerrë jashtë. Telefoni i tij u gjet gjithashtu," u tha ai gazetarëve në Hatay, në Turqinë jugore, ku Atsu kishte luajtur për Hatayspor.

Atsu, 31 vjeç, kishte humbur që kur ndërtesa ku jetonte u shemb kur tërmeti goditi rajonin më 6 shkurt.

Të premten, doli lajmi se Atsu kishte planifikuar të largohej nga vendi për të vizituar familjen por anuloi fluturimin e tij pasi shënoi një gol fitues të minutës së fundit për ekipin e tij kundër Kasimpasas një ditë para tërmetit.

Numri i të vdekurve në të dy vendet ka arritur në 45 mijë dhe pritet të rritet më tej në javët e ardhshme, pasi të nxjerrën të gjithë trupat nën rrënoja.

Lajme të ngjashme