Ngec marrëveshja mes Manchester United dhe Rabiot shkaku i kërkesave të larta për pagë të francezit - NACIONALE

Ngec marrëveshja mes Manchester United dhe Rabiot shkaku i kërkesave të larta për pagë të francezit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kalimi i mesfushorit Adrien Rabiot te Manchester United ka ngecur, shkaku i kërkesave të larta për pagë nga ana e francezit.

Trajneri Erik ten Hag është duke kërkuar përforcime në mesfushë, me Man United që kishte arritur marrëveshje me Juventusin për Rabiot më herët këtë muaj, për 15 milionë funte.

Drejtori i "Djajve të Kuq", John Murtough udhëtoi në Turno javën e kaluar në përpjekje për të mbyllur marrëveshjen me agjentin, njëkohësisht nënën e futbollistit Veronique.

Por, pas disa negociatave marrëveshja duket se nuk do të arrihet me Unitedin që nuk po gjen gjuhën e përbashkët për kushtet personale.

Ka një distancë të madhe nga propozimi i Unitedit dhe kërkesave të Rabiot, me gjigantin e Premierligës që ishte gati ta bënte mesfushorin një ndër më të paguarit, por francezi dëshiron edhe më shumë.

Tani mesa duket do të jetë një tjetër marrëveshje e dështuar duke marrë parasysh se afati kalimtar përfundon më 1 shtator.

Man United ka pasur interesim për disa lojtarë, por ende asnjë marrëveshje e mbyllur

United janë duke shikuar tani alternativat e tjera me mesfushorin e Real Madrdit, Casemiro në listë derisa thuhet se kanë dërguar zyrtarët në Spanjë që të diskutojnë një marrëveshje të tillë.

Mesfushori i Brightonit, Moises Caiecedo është një tjetër opsion edhe pse marrëveshja me klubin anglez vlerësohet si shumë e vështirë.

Frenkie de Jong që ishte prioritet për verë pritet gjithashtu të dështoi, edhe pse United është ende në pritje.

Një tjetër lojtar që klubi anglez provoi ta blinte ishte Benjamin Sesko, por 21-vjecari iu bashkua RB Leipzigut.

Së fundmi ka raportime edhe për negociata me sulmuesin e Atletico Madridit, Cunha, që kushton hiq më pak se 50 milionë euro, por preferenca e lojtarit është qëndrimi në Spanjë.

Alvaro Morata, Mauro Icardi dhe Jamie Vardy gjithashtu janë në listën e dëshirave të Unitedit.

Lajme të ngjashme