Nga kampion, në i dorëzuar para trajnerit pa emër: Qysh përfundoi Cristiano Ronaldo në këtë pozicion të turpshëm? - NACIONALE

Nga kampion, në i dorëzuar para trajnerit pa emër: Qysh përfundoi Cristiano Ronaldo në këtë pozicion të turpshëm?

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Të dorëzohesh para Messit të Barcelonës edhe hahet disi, por të dorëzohesh para një trajneri që e nisi karrierë si 40 e kusur vjeçar që tifozët ende s’ia mbajnë mend emrin, është thjesht e dhimbshme. Çka ndodhi këtë sezon me Ronaldon?

Cristiano Ronaldo, që për shumë kë është më i miri ndonjëherë në futboll, po përballet me një situatë jo shumë të mirë me skuadrën e tij, Manchester United e me trajnerin Erik ten Hag.

Cristiano Ronaldo absolved of blame as Rio Ferdinand reveals Erik ten Hag mistake costing Man Utd dearly

Zanafilla e këtij problemi del të jetë insistimi i tij gjatë afatit kalimtar veror që të largohet nga djajtë e kuq.

37-vjeçari e dëshironte një largim të menjëhershëm, pasi sezoni i kaluar me Unitedin përfundoi shumë keq, duke mos arritur që të siguronin as vend në Ligën e Kampionëve dhe për portugezin kjo ishte hera e parë që mungonte në këtë garë që nga fillimet e tij në futbollin profesionist.

Pasi nuk arriti që largohej, Ronaldo u paraqit në kampin e stërvitjeve në Carrington, shumë pak para se të fillonte sezoni i ri.

Deri më tani ai është paraqitur në 12 ndeshje për djajtë e kuq në të gjitha garat, kryesisht duke ardhur nga banka rezervë, vetëm në Ligën e Evropës startoi në të gjitha ndeshjet.

Goli i tij i parë këtë sezon erdhi mjaft vonë, tek në ndeshjen e tetë të tij shënoi edhe atë nga pika e penalltisë kundër Sheriff Tiraspol, ndërsa në Premierligë golin e tij të parë e gjeti në ndeshjen e shtatë në Premierligë kur hyri në lojë si zëvendësim për të lënduarin Martial, kundër Evertonit.

Cristiano Ronaldo reacts after ending his Manchester United goal drought vs Sheriff Tiraspol - Manchester Evening News

Pra dy gola në 12 paraqitje dhe një asistim i dhuruar nga portugezi. Statistika këto që nuk kanë pasur vend në karrierën e tij të shkëlqyer deri më tani.

Rasti i ditës së kaluar, në ndeshjen ku skuadra e tij fitoi ndaj Tottenham dhe ai u largua nga banka rezervë drejt tunelit bëri namin e botës, si një sjellje jo e mirë e treguar nga ai.

Por këtë gjë Ronaldo e bëri edhe më herët.

Ishte ndeshja ndaj Rayo Vallecanos në fazën përgatitore, pak ditë para se të niste kampanja në Premierligë. Ronaldo ishte titullar, pasi skuadra e parë një ditë më herët zhvilloi një miqësore tjetër në Spanjë, por edhe pse luajti nga fillimi ai u zëvendësua menjëherë me fillimin e pjesës së dytë.

Ten Hag pas ndeshjes tregoi se fituesi i pesë herë Topit të Artë, nuk e kishte lejen e tij për t’u larguar në atë formë.

Teksa në atë ndeshje nuk u ndëshkua nga klubi, njëjtë nuk kaloi nga gjesti i bërë dje.

Manchester United e dënoi me mos grumbullim në ndeshjen e ardhshme të Premierligës, ku djajtë e kuq takohen me Chelsean.

Ronaldo pak minuta më parë duket se i ka rënë pishman për veprimin e tij, duke e quajtur veprimin e tij si të momentit dhe se do të punojë fort që sërish të kthehet të luajë sepse dorëzimi nga presioni nuk ka qenë kurrë një zgjidhje për të.

Meqë do të mungojë kundër Chelseat, Cristiano pritet të kthehet në skuadër në ndeshjen që skuadra e tij e luan në Ligën e Evropës kundër Sheriff Tiraspol pas shtatë ditësh.

Lajme të ngjashme