Cristiano Ronaldo fotografohet duke u larguar nga “Old Trafford” para përfundimit të ndeshjes ndaj Vallecanos - NACIONALE

Cristiano Ronaldo fotografohet duke u larguar nga “Old Trafford” para përfundimit të ndeshjes ndaj Vallecanos

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo është parë duke u larguar nga “Old Trafford” para përfundimit të plotë të miqësores kundër Rayo Vallecano ditën e diele.

37-vjeçari po bënte paraqitjen e tij të parë nën drejtimin e Erik ten Hag pasi humbi turneun parasezonal të skuadrës në Australi dhe Tajlandë.

Ronaldo zhvilloi 45 minuta kundër Vallecanos dhe në pjesën e dytë u zëvendësua nga Amad Diallo.

Sidoqoftë, duket se Ronaldo nuk ishte shumë i kënaqur me vendimin dhe ai u pa duke u larguar nga “Old Trafford” para se të përfundonte ndeshja.

Ronaldo u fotografua duke firmosur autografe për një pjesë të vogël të tifozëve jashtë stadiumit, të cilët tashmë ishin pozicionuar në dalje teksa prisnin që skuadra të largohej.

Zakonisht, zona ishte e mbushur plot me mbështetës dhe ata ishin të befasuar duke parë Ronaldon në një fazë kaq të hershme të pasdites.

Është kthesa e fundit në atë që ka qenë saga e verës deri më tani në “Old Trafford”, pasi Ronaldo përpiqet të krijojë një largim nga klubi.

Ai u kthye në stërvitje të martën e kaluar dhe u shoqërua nga agjenti i tij, Jorge Mendes, teksa u fut në Carrington.

Ronaldo përsëriti dëshirën e tij për t'u larguar nga klubi, duke deklaruar se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Diallo shënoi brenda tre minutave pasi zëvendësoi Ronaldon, kur ai e ktheu në gol një goditje nga Alex Telles.

United u rikthye kur Alvaro Garcia barazoi, me ndeshjen që përfundoi 1-1.

“Djajtë e Kuq” e hapin sezonin e tyre në Premierligë me një përballje në shtëpi kundër Brighton fundjavën e ardhshme.

Nën urdhrat e Ten Hag, Man United mori tre fitore, një barazim dhe një humbje gjatë kësaj parapërgatitje sezonale.

Lajme të ngjashme