Nga 23 dhjetori nis spektakli në turneun memorial “Fadil Vokrri” - NACIONALE

Nga 23 dhjetori nis spektakli në turneun memorial “Fadil Vokrri”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Fadil Vokrri ishte një nga ikonat e futbollit kosovar dhe jo vetëm.

Ai ishte më meritori që Kosova u pranuar në instancat më të larta të futbollit evropian dhe botëror.

E për nder të tij dhe figurës së tij të lavdishme, në fund të këtij viti do të mbahet një turne memorial.

Nga data 23 dhjetor fillon turneu memorial “Fadil Vokrri” i cili do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Edicioni i pestë është planifikuar që të ketë në program kategori të ndryshme, duke qenë gjithëpërfshirës për të gjitha grupmoshat.

Në turne do të marrin pjesë: Shkollat e Futbollit të licencuara nga FFK me kategoritë, U13, U15 dhe U17, gjithashtu këtë vit në formë gare do të jenë të pranishme Liga e Veteranëve e licencuar nga FFK si dhe në natën finale mediat kosovare e skuadrat me Syndrom Down.

Ndeshjet do të drejtohen nga tre gjyqtarët e FFK-së që kanë stemën e FIFA-së.

Të interesuarit për këtë ngjarje dhe për paraqitjen e tyre me grupmoshat U13, U15 dhe U17 mund të kontaktojnë në këtë numër kontaktues: +38344165026

Lajme të ngjashme