NBA play-off: Boston Celtics e fiton trillerin ndaj Atlanta Hawks për të kaluar në gjysmëfinale - NACIONALE

NBA play-off: Boston Celtics e fiton trillerin ndaj Atlanta Hawks për të kaluar në gjysmëfinale

3 vjet më parë

nga Orselina Lazraj

Boston Celtics kanë kaluar në gjysmëfinalen e playoffs në konferencën lindore pas fitores së katërt ndaj Atlanta Hawks.

Celtics filluan ndeshjen me një pikë epërsi në çerekun e parë dhe duke barazuar çerekun e dytë. Pjesa e dytë e ndeshjes ishte dramatike me një rikthim të Hawks në çerekun e tretë ku edhe kaluan në epërsi me tre pikë ndërsa çereku i fundit ishte në dorën e Celtics për të përmbyllur ndeshjen me rezultat 128:120.

Celtics ishin më të mirë në gjuajtje, trepikësh dhe gjuajtje të lira, më të shkathët në vjedhjen e topave, bllokada dhe asistime. Jaylen Brown shënoi 32 pikë dhe 30 pikët e Jayson Tatum ndihmuan Celtics që të kalojnë në rundin tjetër me seri prej gjashtë ndeshjeve nga shtatë.

Nga ana e Hawks, Trae Young me trepikëshin e tij që e vulosi fitoren e mëparshme, natën e mbrëmshme shënoi 30 pikë dhe 10 asistime. Megjithatë në çerekun e katërt u shënuan vetëm pesë pikë nga Hawks të cilët u zbehën, ndërsa ndeshja vazhdonte me dominim total të Celtics. Në serinë prej 11 pikëve pa përgjigjje nga ana e Hawks duke përfshirë tre trepikësh rresht nga Brown Tatum dhe Al Hrodford, u pa Celtics duke kontrolluar lojën dhe që rezultoi me fitore në fund.

Celtics do të përballen me Philadelphia 76ers, të cilët u kualifikuan më tutje pas një fitoreje 4:0 ndaj Brooklyn Nets fundjavën e kaluar. Ndeshja e parë e gjysmëfinaleve mes Celtics dhe 76ers do të zhvillohet të hënën në Boston.

Lajme të ngjashme