NBA: Celtics pëson nga 76ers, Suns shënojnë fitore ndaj Nuggets - NACIONALE

NBA: Celtics pëson nga 76ers, Suns shënojnë fitore ndaj Nuggets

11 muaj më parë

nga Orselina Lazraj

Mbrëmë u zhvilluan dy ndeshje në kuadër të gjysmëfinales së playoff në NBA në të dyja konferencat. Philadelphia 76ers mposhtën Boston Celtics për të barazuar serinë e ndeshjeve në 2-2 gjithashtu në ndeshjen e Denver Nuggerts ndaj Phoenix Suns u barazua seria e ndeshjeve në 2-2, Suns shënuan fitore natën e mbrëmshme për të vazhduar të dy ballafaqimet në serinë e pestë të ndeshjeve.

Ndeshja e zhvilluar mes Celtics dhe 76ers përfundoi me rezultat të ngushtë 115:116. Çerekun e parë 76ers kaluan në epërsi prej tetë pikëve dhe mbajtën ritmin e ndeshjes edhe në çerekun e dytë dhe të tretë (31:32, 33:33). Në çerekun e fundit u barazua rezultati dhe ndeshja shkoi në kohë shtesë, në fundin e ndeshjes Jayson Tatum ‘bekoi’ Celtics me një trepikësh ku kaluan në epërsi 115:113 por ky gëzim nuk zgjati pasi James Harden me një trepikësh në dhjetë sekondat e fundit i mundësoi 76ers të kalojnë në epërsi për të rrembyer fitoren nga duart e Celtics.

Boston Celtics ishin të saktë rreth 47.1% në gjuajtje, 38.6% në trepikësh duke shënuar 17 nga 44, 16 nga 22 gjuajtje të lira rreth 72.7%, me 25 asistime, 12 bllokada dhe tre vjedhje topash, nga ana tjetër 76ers kishin 46.2% në gjuajtje, 13 nga 34 trepikësh 38.2%, 19 nga 22 gjuajtje të lira 86.4%, 19 asistime, tre bllokada dhe nëntë vjedhje topash.

James Harden ishte më i dalluari në ndeshje me 42 pikë, nëntë asistime dhe tetë rebounds ndërsa për Celtics, Jayson Tatum me 24 pikë, gjashtë asistime dhe 18 rebounds i ndihmuar nga Jaylen Brown 23 pikë, pesë asistime dhe tre rebounds.

Lideri i konferencës perëndimore Nuggets pësuan nga Suns me rezultat 124:129. Nuggets mbyllën çerekun e parë me dy pikë epërsi 34:32 për të humbur avantazhin në tre çerekët e tjerë (27:31, 31:35, 31:32). 53 pikët e Nikola Jokic dhe 28 pikët e Jamal Murray nuk ndihmuan që ekipi Nuggets të shënojnë fitore, nga ana e Suns Devin Booker dhe Kevin Durant shënuan nga 36 pikë secili të ndihmuar nga Landry Shamet i cili u inkuadrua në çerekun e fundit duke shënuar 19 pikë.

Suns ishin më të saktë në gjuajtje rreth 56.8%, shënuan 13 nga 29 trepikësh 44.8%, 24 nga 29 gjuajtje të lira 82.8%, 28 asistime, katër bllokada dhe gjashtë vjedhje topash. Nuggets kishin 56.2% në gjuajtje të sakta, shtatë nga 22 trepikësh 31.8%, 17 nga 23 gjuajtje të lira 73.9%, 29 asistime, dy bllokada dhe gjashtë vjedhje topash.

Meritori i ndeshjes nga Suns ishte Devin Booker me 36 pikë, 12 asistime dhe gjashtë rebounds duke mos lënë anash Nikola Jokic me 53 pikë, 11 asistime dhe katër rebounds.

Sonte do të jetë një nga përballjet më emocionuese të gjysmëfinales, Golden State Warriros përballen me Los Angeles Lakers ku rezultati serik është 2-1 në të mirë të Lakers, ndërsa në konferencën lindore do të ndeshen New York Knicks ndaj Miami Heat ku rezultati serik është 2-1 në të mirë të Heat.

Lajme të ngjashme