NBA: Warriors demoralizon Lakers në ndeshjen e dytë të playoff - NACIONALE

NBA: Warriors demoralizon Lakers në ndeshjen e dytë të playoff

11 muaj më parë

nga Orselina Lazraj

Kampionët në fuqi Golden State Warriors mposhtën Los Angeles Lakers me rezultat 127:100 për të barazuar rezultatin e ndeshjeve serike në 1-1.

Warriors u rikthyen më të fortë se kurrë në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së playofft, duke shënuar fitore me një epërsi prej 27 pikëve. Lakers mbyllën çerekun e parë mjaftë mirë me rezultat (26:33) për tu rikthyer Warriros me çerekun e dytë dhe të tretë me 20 pikë epërsi (41:23, 43:24) duke finalizuar fitoren në fillimin e pjesës së dytë.

Warriors ishin më të saktë në gjuajtjet e lira, trepikëshët, gjuajtje, asistime, bllokada duke dominuar gjithë ndeshjen. Ata shënuan 21 nga 41 trepikësh, 10 nga 16 gjuajtjet e lira dhe përqindja e gjuajtjeve të sakta në total 50.5%.

Klay Thompson shënoi 30 pikë për Warriors i ndihmuar nga Stephen Curry që shënoi 20 pikë dhe 12 asistime. Nga ana e Lakers, Anthony Davis përfundoi ndeshjen me 11 pikë, i ndihmuar nga LeBron me 23 pikë të cilët u larguan nga loja në çerekun e fundit.

Ndeshja e tretë do të zhvillohet në Los Angeles të shtunën mbrëma.

Trajneri i Milwaukee Bucks u shkarkua pas dy viteve si pjesë e klubit që kryesuan për titull. Bucks ishin liderë të konferencës lindore, favorit për finalen e madhe por u eleminuan në rundin e parë të playoffs nga Miami Heat.

Lajme të ngjashme