NBA: Celtics pëson në ndeshjen e pestë ndaj 76ers, Nuggets mposht me lehtësi Suns - NACIONALE

NBA: Celtics pëson në ndeshjen e pestë ndaj 76ers, Nuggets mposht me lehtësi Suns

11 muaj më parë

nga Orselina Lazraj

Në gjysmëfinalen e konferencës lindore dhe perëndimore të playoff në NBA, mbrëmë u zhvilluan dy ndeshje, Philadelphia 76ers ndaj Boston Celtics dhe Denver Nuggets ndaj Phoenix Suns.

76ers triumfoi në ndeshjen e pestë ndaj Celtics me rezultat 115:103 për të kaluar në epërsi, me rezultat serik 3-2. 76ers filloi ndeshjen mjaftë mirë, duke dominuar gjithë pjesën e parë dhe çerekun e tretë (33:26, 25:23, 30:23, 27:31). Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 58:49 me një epërsi të jashtëzakonshme të 76ers, duke mos i lënë hapsirë Celtics as të marrin frymë. Gjithsesi Celtics nuk ishte po i njejti ekip që shpartalloi 76ers ndeshjen e kaluar. Pjesa e dytë filloi me një këndellje të Celtics, ku u angazhuan më shumë dhe shpejtuan ritmin e ndeshjes por që ishte vonë për epërsinë që 76ers kishte krijuar.

Celtics ishin më të pasaktë në gjuajtje në krahasim me 76ers. Ekipi i Boston ishin të saktë 39.8% në gjuajtje, shënuan 12 nga 38 trepikësh 31.6%, 25 nga 34 gjuajtje të lira 73.5%, 21 asistime, 1 bllokadë dhe katër vjedhje topash ndërsa 76ers kishin çdo përqindje më të mirë se Celtics, 50.6% të saktë në gjuajtje, 12 nga 30 trepikësh 40%, 23 nga 27 gjuajtje të lira, 20 asistime, pesë bllokada dhe katër vjedhje topash.

Joel Embiid shënoi 33 pikë dhe Tyrese Maxey kontribuoi me 30 pikë për Philadelphia. 76ers mund të sigurojnë fitoren në Philadelphia të enjten dhe me fitore do të kualifikohen në finalet e konferencës për herë të parë që nga viti 2001. Për Celtics Jayson Tatum shënoi 36 pikë, pesë asistime dhe 10 rebounds i ndihmuar nga Jaylen Brown me 24 pikë, dy asistime dhe gjashtë rebounds.

Në konferencën perëndimore Nuggets mposhtën Suns me rezultat 118:102 për të udhëhequr serinë e ndeshjeve 3-2. Nuggets çaluan në çerekun e dytë por u këndellën në pjesën e dytë të ndeshjes për të dominuar gjatë gjithë dy çerekëve me një epërsi prej 10 pikëve. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 52:47 për ti dhënë kahje ndeshjes me një epërsi prej 14 pikëve në çerekun e tretë.

Nuggets ishin të saktë 49.4% të gjuajtjeve, shënuan 13 nga 27 trepikësh 48.1%, 21 nga 28 gjuajtje të lira 75%, 32 asistime, gjashtë bllokada, gjashtë rebounds. Ndërsa Suns ishin të saktë 43.2% të gjuajtjeve. 9 nga 27 trepikësh 33.3%, 17 nga 24 gjuajtje të lira 70.8%, 22 asistime, shtatë bllokada, gjashtë vjedhje topash.

Nikola Jokic mbylli ndeshjen me një triple-double (29,13,12) i ndihmuar nga Bruce Brown shënoi 25 pikë duke u inkuadruar nga çereku i dytë. Ky triple-double i Jokic ishte i 10-ti në karrierën e tij në playoff duke i dhënë atij rekordin me më së shumëti nga një lojtarë me pozitë qendër në historinë e NBA. Për Suns, shkëlqyen dyshja Durant-Booker. Kevin Durant double-double (26,11,7) dhe Devin Booker 28 pikë, katër asistime dhe gjashtë rebounds.

Sonte në xhiron e pestë të konferencës lindore dhe perëndimore do të zhvillohet derbi Los Angeles Lakers ndaj Golden State Warriors ku Lakers kanë tri fitore nga katër ndeshje me rezultat serik 3-1 dhe Miami Heat ndaj New York Knicks me po të njejtin rezultat 3-1.

Lajme të ngjashme