NBA: Lakers thellon epërsinë e ndeshjeve ndaj Warriors në 3-1 - NACIONALE

NBA: Lakers thellon epërsinë e ndeshjeve ndaj Warriors në 3-1

3 vjet më parë

nga Orselina Lazraj

Në NBA u zhvillua xhiroja e katërt në gjysmëfinalen e playoff. Në konferencën perëndimore Los Angeles Lakers triumfoi ndaj Golden State Warriros për të thelluar serinë e ndeshjeve me tre fitore me rezultat serik 3-1, ndërsa në konferencën lindore Miami Heat mposhti për të tretën herë New York Knicks gjithashtu me rezultat serik 3-1.

Lakers mposhti Warriors me rezultat 104:101. Ishte një ndeshje e mrekullueshme basketbolli me shumë aksion, mundësi, pikë e shkathtësi. Lakers filloi mjaftë mirë ndeshjen duke dominuar ndeshjen në çerekun e parë ndërsa Warriors në çerekun e dytë për të mbyllur pjesën e parë me reultat 52:49 në të mirë të Warriors.

Pjesa e dytë ishte një lëmsh i vërtetë. Sapo Lakers kalonin në epërsi Warriors riktheheshin më fuqishëm dhe anasjelltas. Të dy ekipet bënë më të mirën e mundshme, në pikët e fundit Lakers ishin në epërsi prej tre pikëve, Curry shënoi një dyshe për të bërë rezultatin 101:102 dhe trepikëshin vendimtarë nuk arriti të shënojë ndërsa nderin për thellimin e epërsisë në 104 e pat LeBron James i cili shënoi 27 pikë, gjashtë asistime dhe nëntë rebounds i ndihmuar nga Anthony Davis me 23 pikë dhe Lonnie Walker shënoi 15 pikë i cili u inkuadrua në çerekun e fundit të ndeshjes. Te Warriors më i dalluari ishte Stephen Curry me një triple-double (31,14,10).

Lakers ishin 45.3% të saktë në gjuajtje, shënuan vetëm gjashtë nga 25 trepikësh 24%, 20 nga 20 gjuajtje të lira 100%, 21 asistime, vetëm një bllokadë dhe tetë vjedhje topash ndërsa Warriors ishin më të saktë në gjuajtje 46.5%, shënuan 12 nga 41 trepikësh 29.3%, 9 nga 12 gjuajtje të lira, 29 asistime, dy bllokada dhe nëntë vjedhje topash.

Heat mposhti Knicks me rezultat 109:101 dhe përfundoi çdo çerek në epërsi, (31:30, 25:18, 34:33, 20:19). Pjesa e parë përfundoi me tetë pikë epërsi për Heat për të filluar pjesën e dytë edhe më fuqishëm me një breshëri trepikësh. Në çerekun e katërt ylli i Knicks, Jalen Brunson la ndeshjen pas një lëndimi në këmbë i cili mbajti Knicks në supe në këtë ndeshje me 32 pikë, 11 asistime dhe katërt rebounds i ndihmuar nga RJ Barret me 24 pikë dhe Julius Randle me 20 pikë. Të Heat shkëlqeu Jimmy Butler me një rikthim prej 27 pikëve, 10 asistime dhe gjashtë rebounds i ndihmuar nga Bam Adebayo me 23 pikë.

Heat ishin të saktë rreth 47.1% të gjuajtjeve, shënuan 13 nga 39 trepikësh rreth 33.3%, 16 nga 22 gjuajtje të lira 72.7%, 28 asistime, katër bllokada dhe shtatë vjedhje topash. Ndërsa Knicks ishin 48.7% të saktë, shënuan 9 nga 28 trepikësh 32.1%, 18 nga 24 gjuajtjet e lira 75%, 21 asistime, katër bllokada dhe pesë vjedhje topash.

Sonte do të zhvillohet xhiroja e pestë e përballjes mes Philadelphia 76ers dhe Boston Celtics ku kanë të dy ekipet nga dy ndeshje të fituara dhe Denver Nuggest ndaj Phoenix Suns poashtu me rezultat të barabartë serik 2-2.

Lajme të ngjashme