Mudryk lojtari më i shpejtë në Premierligë, e kalon Haalandin dhe Nunezin - NACIONALE

Mudryk lojtari më i shpejtë në Premierligë, e kalon Haalandin dhe Nunezin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerja e re e Chelseat, Mykhailo Mudryk, ka arritur kohën më të shpejtë të vrapimit këtë sezon në Premierligë, pas vetëm 35 minutave lojë.

Përfaqësuesi i Ukrainës iu bashkuar Chelseat nga Shakhtar Donetsku në një marrëveshje prej 100 milionë eurove, përfshirë bonuset, javën e kaluar. Të kaltrit e mposhtën rivalin e vet londinez Arsenal në garë për 22-vjeçarin.

Mudryk nënshkroi marrëveshje afatgjatë, tetë vite gjysmë, me Chelsean.

Debutimi i tij në futbollin anglez erdhi në një derbi të madh, kundër Liverpoolit, në Anfield.

Trajneri Graham Potter e futi atë në lojë në fillim të pjesës së dytë. Mudryk iu ofroi tifozëve të Chelseat ca shenja të vogla të një lojtari të shpejtë të cilin ata mund ta shohin në të ardhmen duke rrezikuar nga krahët.

Shpejtësia e vrapimit të tij gjatë një aksioni kundër Liverpoolit ishte më e madhja e arritura deri më tani këtë sezon në elitën e futbollit anglez.

Sulmuesi 22-vjeçar madje vrapoi më shpejt se edhe këmbëshpejtët Erling Haaland dhe Darwin Nunez.

Mudryk arriti shpejtësinë më të madhe 36.63kmh kundër Liverpoolit, që është shpejtësia më e madhe e arritur këtë sezon në Premierligë.

Nunez e ka arritur shpejtësinë e tretë më të madhe, 36.53kmh, ndërsa Erling Haaland të katërtën më të shpejtë, 36.22kmh.

Chelsea ishte plotësisht i vetëdijshëm për cilësitë e mëdha të Mudrykut, prandaj edhe u tregua i shpejtë për t’ia rrëmbyer nga dora atë Arsenalit, duke i bërë ofertë më të mirë Shakhtarit dhe vetë lojtarit.

Mudryk, i cili për herë të fundit para debutimit me Chelsean kishte luajtur ndeshje garuese ishte në nëntor për Shakhtarin, tani ka kohë për të punuar edhe më shumë rreth fitenist, pasi të kaltrit nuk do të luajnë deri më 3 shkurt, kur do të përballen me fqinjin londinez Fulham.

Lajme të ngjashme