Oferta ishte e njëjtë: Shefi i Shakhtarit shpjegon pse Chelsea e mposhti Arsenalin në garë për Mudryk - NACIONALE

Oferta ishte e njëjtë: Shefi i Shakhtarit shpjegon pse Chelsea e mposhti Arsenalin në garë për Mudryk

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi ekzekutiv i Shakhtar Donetsk, Sergei Palkin, ka shpjeguar se si Chelsea e mposhti Arsenalin në garë për ta blerë sulmuesin Mykhailo për 100 milionë euro, me ofertë pak a shumë të njëjtë.

Pas shumë muajve thashethemesh, e ardhmja e Mudrykut u zgjidh të dielën, kur Chelsea arriti marrëveshje me Shakhtarin dhe nënshkroi kontratë afatgjate me lojtarin, duke e mundur kështu Arsenalin në garë për shërbimet e tij.

Palkin ka konfirmuar tani se të dy ekipet londineze e kishin ofruar çmimin e njëjtë për 22-vjeçarin.

Në përgjithësi, oferta ishte e njëjtë. Nuk përafërsisht e njëjtë – ishte çmimi i njëjtë. Çmimi fiks, bonuset. Por nëse shikoni brenda çmimit fiks dhe pjesën e bonuseve, ishte plotësisht ndryshe”, tha Palkin për The Athletic.

Interesimi i Arsenalit për Mudryk u bë i ditur qysh në verën e vitit 2022 dhe thuhej se ai kishte arritur marrëveshje personale me klubin në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, por marrëveshja me klubin dështoi.

Topçinjtë u kthyen për ta kërkuar talentin ukrainas në janar, por oferta e parë nuk iu pranua dhe pastaj u mposhtën nga Chelsea në fund.

Palkin shpjegoi pse oferta e Chelseat ishte më serioze se e Arsenalit.

Dallimi në kohën e pagesës, dallimi në bonuse. Po, mund të flasim për bonuse, por këto bonuse duhet të jenë disi të arritshme dhe reale. Në këtë rast, Chelsea ishte shumë më serioz dhe më i drejtë në disa pika”, tregoi ai.

Ne e kuptuam se, nëse e shikojmë tani, Chelsea i ka disa telashe, por është normale sepse është në një periudhë tranzicioni nga një pronar në një tjetër. Është e kuptueshme. Por, unë besoj se ky klub do të bëhet ndër më të mirët në botë sepse është shumë serioz në çdo drejtim”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme